E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupa shqiptare shkelqen ne Suedi, koncert per 100-vjetorin e Pavaresise

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Balerinet shqiptare qe kane vetem 24 ore qe jane kthyer nga Suedia ku ishin te ftuar ne nje koncert madheshtor qe u mbajt atje me rastin e 100-vjetorit te krijimit te Shtetit Shqiptar, kane shkelqyer ne skenen e ngritur enkas vetem per ta ne mes te qytetit te Suedise. Ariola Matoshi, solistja e trupes tregon se jane pritur shume mire nga bashkekombesit e tyre, por edhe nga komuniteti kosovar qe jeton ne Suedi. Ishte nje turne i shkurter, por shume i bukur dhe emocionues", - thote Matoshi. Ne kete koncert madheshtor organizuar nga shqiptaret qe jetojne ne Suedi, por nen kujdesin e ambasadorit tone te akredituar ne Danimarke, u interpretuan nje sere kercimesh nga treva te ndryshme te Shqiperise, kenge qytetare nga disa qytete te ndryshme shqiptare, nje parade me veshjet me te bukura te popullit tone, nje dokumentar shkurter me pamjet me te bukura te Shqiperise. Turneu zgjati rreth 5 dite, ku kercimtaret shqiptare udhehiqeshin nga presidenti i shoqates "Artisti", Leko Gjermani, i cili tashme ndjehet i lehtesuar qe ky turne u permbyll me nje sukses te jashtezakonshem. "Ky eshte turneu i 5 qe trupa nga Shqiperia zhvillon ne Suedi", - thote Gjermani, por kete here ky turne pati ne rendesi dhe nje ndjesi krejt tjeter, sepse ne shkonim per nje vit jubilar, sic eshte ai i 100-vjetorit te Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›