E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria e interesuar te investoje ne Shqiperi

Bizneset hungareze shfaqin interes per investime ne Shqiperi, ne sektore te ndryshem dhe sidomos ne ate te turizmit. Nje fakt i tille eshte bere me dije gjate takimeve qe nje delegacion i 10 kompanive te njohura ne Hungari, ka zhvilluar ne vendin tone. Konkretisht, gjate nje takimi qe perfaqesuesit e tij paten me drejtoreshen e Agjencise Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve (AIDA), Eneida Guria, u njohen me lehtesite dhe klimen e favorshme te te berit biznes ne vend. "Shqiperia eshte nje vend qe ofron mundesi te shumta perfitimi per biznesin. Jemi nje vend me politika liberale fiskale, investimet e huaja jane te mbrojtura me ligj dhe celja e nje biznesi te ri realizohet brenda nje periudhe shume te shkurter. Shqiperine duhet ta konsideroni si nje treg te gjere ne rajon, pasi ne kemi marreveshje per tregti te lire me te gjitha vendet kufitare dhe jo vetem. Gjithashtu, Shqiperia perben avantazh edhe per sa i perket fuqise punetore, rroga te uleta dhe te rinj qe flasin gjuhe te huaja", - u tha Guria, biznesmeneve nga Hungaria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›