E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankandet, ne renie interesat e bonove te thesarit

Interesat e bonove te thesarit kane njohur nje renie te lehte ne ankandet e fundit qe ka zhvilluar Banka e Shqiperise. Keshtu, bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me nje norme mesatare interesi prej 7.34%, nga 7.37% qe rezultonte te ishte ne ankandin e meparshem. Nga ana tjeter, bonot me afat maturimi 3-mujor, mesohet se u emetuan me nje norme mesatare interesi prej 5.28%, nga 5.31% qe ai ka qene ne ankandin paraardhes. Ne total, vlera e borxhit te marre nga qeveria ishte 13.3 miliarde leke, ndersa oferta per financim arriti ne 15.8 miliarde leke. Edhe pse me kete renie te lehte, ankandet e fundit kane treguar se tregu i bonove te thesarit po paraqet qendrueshmeri. Cka do te thote ne terma praktike se qeveria nuk e ka pasur aspak te veshtire te gjeje borxh, ne tregjet e brendshme. Nga ana tjeter, edhe per bankat, tregu i bonove te thesarit, duket se paraqet mjaft rendesi, si e vetmja rruge alternative e investimit te fondeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›