E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashegimia kulturore e Tepelenes ne rrezik, merren masa

Nje grup anetaresh te "Forumit per mbrojtjen e trashegimise kulturore", ne bashkepunim me Bashkine Tepelene do te organizojne tryezen "Tepelena e rrezikuar". Ne kete vizite dyditore ne kete qytet, ne fokus do te jete evidentimi dhe diskutimi i problematikave, nga te cilat vuan aktualisht trashegimia kulturore e qytetit te Tepelenes, kalaja, problemet e mbijeteses, rijetezimit dhe restaurimit te saj, probleme te ruajtjes se trashegimise ne procesin e hartimit te Planit Rregullues te Qytetit etj. Kjo nuk eshte hera e pare qe "Forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore" zhvillon aktivitete te tilla ne vendet ku trashegimia kulturore eshte ne rrezik, pasi deri me tani jane zhvilluar vizita te ndryshme ne vendet historike, te cilat jane te njohura per trashegimine kulturore. Me heret ka qene edhe nje vizite ne qytetin e Lezhes, ku u vune ne dukje problemet e pasurise kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›