Trupat britanike i japin fund misionit në Irak
Bagdad - Trupat britanike i japin fund misionit të tyre në Irak, dhe tani presin të marrin vetëm urdhrin e tërheqjes. Fundi i misionit do të zhvillohet me një ceremoni, në të cilën do t’i bëhet dorëzimi i komandës forcave amerikane. Këto të fundit do të jenë përgjegjëse në Irakun jugor deri vitin e ardhshëm.
Hapi i parë i tërheqjes së britanikëve nisi në fillim të këtij viti, kur aeroporti i Basrës i kaloi në kontroll autoriteteve irakiane.
Hapi i parë i tërheqjes së britanikëve nisi në fillim të këtij viti, kur aeroporti i Basrës i kaloi në kontroll autoriteteve irakiane.