Rusia: Diplomatët e dëbuar nuk ishin pjesë e spiunazhit
Bruksel - Ambasadori rus në NATO deklaron se dy diplomatët e dëbuar nga selia e aleancës nuk janë të përfshirë në afera spiunazhi. Ambasadori Dmitry Rogozin kërcënon se kundërpërgjigja ruse ndaj vendimit të NATO-s do të jetë e ashpër dhe e vendosur.
Sipas tij, vendimi për të larguar diplomatët është përpjekje për të penguar dhe përçarë fillimin e negociatave për përmirësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, vendimi për të larguar diplomatët është përpjekje për të penguar dhe përçarë fillimin e negociatave për përmirësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.