Bojan Vuloviq dënohet me katër vjet e gjysmë burg
Një trup gjykues i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë dënoi të enjten Bojan Vuloviq me katër vjet e gjysmë heqje lirie për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe lëndimeve të lehta trupore, vepra këto të kryera në Leshak, më 21 shkurt të vitit të kaluar.
Gjykatësit e EULEX-it gjithashtu urdhëruan të pandehurin që viktimës me lëndime të rënda trupore t’i paguajë një kompensim prej 20,000 eurosh dhe viktimës me lëndime të lehta trupore 4.000 euro.
I pandehuri gjithashtu është urdhëruar që të ndalet në paraburgim deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Veprat kanë qenë të kryera në komunën e Albanikut.
Prokurori i EULEX-it në seancën kryesore të gjykimit më 12 maj gjithashtu parashtroi një padi tjetër kundër Bojan Vuloviqit, për një rast tjetër. Padia është parashtruar për veprat penale të tentim vrasjes, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe posedimit të paautorizuar të armëve, vepra këto të kryera në Leposaviq gjatë gushtit dhe dhjetorit të vitit 2008.