E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Chavezit vendoset në muzeun ushtarak

Mijëra venezuelianë e kanë shoqëruar trupin e presidentit të ndjerë, Hugo Chavez, për në banesën e fundit. Arkivoli do të mbahet në një muze ushtarak në zonën ku ai drejtoi grushtin e dështuar ushtarak në vitin 1992. Ditën e mërkurë, presidenti në detyrë Nicolas Maduro, deklaroi se trupi i tij nuk do të balsamosej, siç sugjeroi më herët qeveria vendase.

Chavezi vdiq nga kanceri javën e kaluar. Më herët, autoritetet politike dhe ushtarake të Venezuelës u bashkuan me familjarët e presidentit për një ceremoni në akademinë ushtarake, ku trupi i tij ka qëndruar për 10 ditë. Dhjetëra mijëra venezuelianë të veshur me xhaketa ngjyrë ulliri dhe kapele të kuqe, siç mbante edhe vetë i ndjeri, kanë bërë homazhet e tyre për liderin, duke ndjekur arkivolin ku shtrihet trupi i tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›