Policia konfiskon 8 vetura në auto-sallone

Policia e Kosovës ka sekuestruar tetë vetura. Ato janë konfiskuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura
Sipas Policisë, prej tyre shtatë nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra prej tyre dyshohet si e falsifikuar , për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.
“Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar rreth treqind vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, deri me tani nuk raportohet për persona të arrestuar”, ka njoftuar Policia.
Me datë 14 mars 2013, njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e këtyre auto salloneve.
Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrolluse policore dhe njësitet speciale. /Indeksonline/