E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Jackson, i dorëzohet familjes

Trupi i Michael Jackson i është dorëzuar familjes pasi i është bërë autopsia që duhet të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i intitutit të mjekësisë ligjore në Los Angeles , Ed Winter. Nuk është përcaktuar ende data e funeralit të mbretit të muzikës pop.
Policia e Los Angeles-it ka arritur të kontaktojë me mjekun kardiolog të Michael Jackson. Conrad Murray ishte "zhdukur", pak kohë pas vdekjes së postar-it dhe mendohet se gjendej në shtëpinë e Jackson në momentin kur pësoi atakun në zemër. Autoritet konfirmojnë se kanë folur shkurt, dy herë radhazi me mjekun, dhe se parashikojnë ta marrin sërish në pyetje me më shumë qetësi, edhe pse nuk është i dyshuar. "Në këtë moment mendojmë se ai po bashkëpunon", tha kreu i policisë së Los Angeles-it, Charlie Back. "Shpresojmë se do të na ndihmojë të mësojmë faktet e vërteta rreth kësaj çështjeje", shtoi ai. Ndërkohë, Back nuk ka saktësuar se sa kohë ka qëndruar mjeku persona pranë Jackson, para se në shtëpinë e tij të vinte ndihma e shpejtë. Ndërkohë makina e tij, që gjendjet praën banesës së Michael Jackson, është sekuestruar nga policia, në kërkim të të dhënave apo ilaçeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›