Meksikë, policia vret 12 trafikantë

Nga një shkëmbim zjarri midis personave të dyshuar si pjesëtarë të një bande droge dhe forcave meksikane të sigurisë vrau 12 persona, një ditë pasi u qëllua një kandidat i partisë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Personat e armatosur hapën zjarr mbi federalët e policisë dhe ushtarët dhe hodhën granada në drejtim të tyre, pasi oficerët u përpoqën ti arrestonin ata në qytetin Apaseo el Alto në shtetin qëndror zakonisht të qetë Guanajuato. Të shtënat filluan pas një sulmi të forcave të policisë në një shtëpi të dyshuar për trafikantë. Operacioni u ndërmor disa ditë pas përleshjeve të vogla në shtet. Prokurori i Përgjithshëm I Shtetit Carlos Zamarripa tha se disa persona të armatosur u vranë në përleshjen që zgjati rreth 20 minuta.
" Si rezultat i konfrontimit, vdiqën 12 kriminelë të cilët ndodheshin në brendësi të shtëpisë, të cilët filluan të qëllonin ndaj policisë. Një tjetër grup në bordin e një "Suburbani" të zi u përpoqën të përplaseshin me forcat e policisë duke hedhur dhe tre granata thërmuese. 6 kriminelë të tjerë u arrestuan në brenda këtij automjeti të cilët do të shërbejnë për hetimet"-tha Zaarripa duke iu referuar grupit të armatosur të " Kartelit të Gjirit".