Ligjet me 3/5, Ruçi: Maxhoranca nuk është dakord me kërkesat e ODIHR-it, jo tekat e opozitës
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është hapur më një minutë zi në nderim të komandos Feti Vogli, i vrarë në Afganistan 3 ditë më parë.
Më pas, seanca ka kaluar në rendin e ditës, ku e ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ai e ka akuzuar opozitën se po përpiqen të minojë bashkëpunimin për reformën zgjedhore.
Ndërsa kreu i socialistëve, Gramoz Ruçi, në replikën e tij u shpreh se mungon vullneti i maxhorancës për disa pika, të cilat nuk janë kërkesa të opozitës, por të rekomandimet e përfshira në raportin e ODIHR-it.
Reforma zgjedhore është në fundin e kohës së miratuar në Parlamet. Mungon vullneti politik jo për tekat e opozitës, por për përmbushjen e rekomandimeve që kërkon raporti i ODIHR-it.
Puna ka ngecur në 5 pika që nuk janë kërkesa të opozitës: listat e zgjedhësve, kartat e identitetit, numërimi, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor.
Ju nuk jeni dakord me kërkesat e ODIHR-it, jo me tekat e opozitës, tha Ruçi. / G. Ndoja