Trupi i gruas dhe propaganda sovjetike
Liria e shprehjes dhe politika diktatoriale, një kontrast pa kohë. "Nudo për Stalinin" është ekspozita e veçantë fotografike e cila është çelur në Romë dje, e cila është organizuar prej Fondacionit Ndërkombëtar të Akademisë, Arco. Ekspozita e veçantë do të qëndrojë e hapur deri më 11 janar. 71 fotografi historike dhe artistike të shkrepura prej fotografëve më të rëndësishëm rusë të shekullit të shkuar, vijnë për të ilustruar ndryshimin ikonografik të trupit, duke nisur nga gjysma e viteve ‘20-të deri në kulmin e regjimit stalinist në vitet ‘30-të. Organizuar prej Fondacionit Ndërkombëtar Akademia Arco, ekspozita "Nudo për Stalinin" nis nga fotografët piktorikë rusë - Ida Napel‘baum, Jurij Eremin, Nikolaj Sviscov-Paola, Aleksandr Grinberg, Nikolaj Vlas‘evskij, Andrei Telesov, Vasilij Divago, Grigorij Zimin - të cilët e zgjodhën trupin femëror si një subjekt të duhur për të përfaqësuar mundësitë e ndryshme të lëvizjes.
Rezultatet u shfaqën në katër ekspozita të Artit në Lëvizje, që u mbajtën në Moskë gjatë viteve 1925-1927. Përveç fotografive "Nudo për Stalinin", do të shfaqen edhe tri dokumente origjinale. Bëhet fjalë për letra që mbajnë firmën e fotografit të njohur rus, Aleksandr Grinberg, i cili u internua pasi nuk iu bind urdhrave të Stalinit sa i përket nudos në art. Nga viti 1922 deri në vitin 1930 Grinberg ishte drejtuesi i katedrës së teknikës kinematografike në Institutin Teknik Shtetëror (më pas Instituti për Kinematografinë e Moskës). Fitues i shumë çmimeve, ai kishte ekspozuar edhe në Muzeun e Leninit. Në 15 janar të vitit 1936 fotografi u arrestua me akuzën e "shpërndarjes së materialit pornografik". Arsyeja: kishte fotografuar modele nudo, gra që nuk të jepnin idenë se dinin të gatuanin apo thjesht të "dinin të ndiznin një furnelë". Për më shumë ai u pat dhuruar edhe modeleve kopje të fotografive. Fotografi u dënua me pesë vjet në punë të detyruar. U lirua në vitin 1939, por persekutimi kundrejt tij nuk mori fund me kaq. Në letrat që i përkasin vitit 1941 dhe 1956), Grinberg kërkon të kthehet në një qytetar sovjetik me të gjitha të drejtat, si dhe denoncon vjedhjen e diplomave dhe certifikatave të fituara për ekspozitat e tij. Të gjitha kërkesat ishin të kota.
Dhe nisën kështu poza akrobatike, piramida njerëzore, pozicione gjimnastikore me qëllim koreografik për paradat e mëdha të imponuara nga regjimi, gjatë së cilës njeriu bëhej anëtar i kolektivit, duke e anuluar individualitetin e vet. E kështu sporti merrte një domethënie edukative, duke kontribuar në organizmin e kohës së lirë dhe në ndërtimin e imazhit të qytetarit sovjetik: i bukur, i fortë, i ri dhe i shëndetshëm. Në këtë mënyrë si burri ashtu edhe gruaja sovjetike kthehen në modelin e një ikone të re, e cila synon të nxjerrë në pah fitoret e socializmit të vërtetë. Shembuj të kësaj tendence janë fotografitë e Aleksandr Rodcenko-s apo të Elizaveta Ignatovic, ku trupi kthehej në një ornament të fotografive të diktatorit. Vitet 1920 - 1930 në historinë e fotografisë ruse të shekullit XX, ishin pa pikë dyshimi dramatike. Gjatë dhjetë viteve të gjitha negativat e fotove nudo u shkatërruan dhe sot ato mund të admirohen vetëm falë disa koleksionistëve privatë që kanë arritur t‘i ruajnë të stampuara ato. Duke vështruar fotot e ekspozitës "Nudo për Stalinin", ajo që vihet re është ndryshimi i ndodhur në vitet ‘30, epokën e terrorit stalinist. Regjimi vendos që nudoja nuk pranohet më, madje, shfaqja e saj do të thoshte një rënie në kthetrat e degjenerimit të kapitalizmit.
Revolucioni i Tetorit i vitit 1917 kishte sjellë me vete në vend ideologjinë e barazisë sociale dhe pushteti i jepte një rëndësi të madhe propagandimit të këtyre ideve, si dhe agjitacionit për vënien sa më shpejt në praktikë të këtyre ideve. Në fund të viteve ‘20-të dhe në fillim të viteve ‘30-të u formuan dhe mbizotëruan tri karakteristika themelore të fotografisë sovjetike. E para karakteristikë ishte sa i përket fotografisë artistike dhe asaj të studios. Ajo propagandohej nga e gjithë Shoqëria Fotografike Ruse (e themeluar para revolucionit) nismëtarët e së cilës ishin Aleksandr Grinberg, Nikolaj Andreev, Vasily Ulitin. Kështu vazhdonte ende tradita e shkollës piktoreske europiane, duke u cilësuar nga kritika e atëhershme me një karakter borgjez. Më pas vinin reporterët e rinj sovjetikë të cilët punonin në të përditshmet e gazetat e partisë. Ata i përdornin reportazhet si një instrument për luftën e klasave, si dhe propagandonin sukseset në fushën industriale, të agrikulturës dhe të jetës së përditshme të njerëzve të thjeshtë. Fotografia proletare u reflektua më shumë në veprat e Arkady Shaikhet dhe të Semion Fridland. Drejtimi i tretë i fotografisë që u krijua nga fronti i majtë i artit të grupit artistik Oktiabr dhe që u përfaqësua nga Aleksandr Rodchenko dhe nga Boris Ignatovich. Ata gjetën mënyra të reja të të parit të fotografisë me një vizion dinamik në bazë të një kompozimi konstruktiv. Kjo kishte një rëndësi të veçantë pasi me anë të kësaj lëvizjeje fotografia kishte një gjuhë të vetën shprehëse. Megjithatë, liderët e saj nuk mundën ta shpëtonin prej sulmeve të kritikës sovjetike. I akuzuar për formalizëm Oktiabr u shpërbë në fund të vitit 1932. Megjithatë, në gjysmën e viteve ‘30 të gjitha këto rryma u shuan ngadalë pasi Partia Komuniste me në krye Stalinin ndërmori një spastrim serioz ideologjik duke i dhënë fund si rrymave të majta ashtu edhe të djathta në artin sovjetik.