Duhani rrit importet
Eksportet e prodhimeve shqiptare qenë 72 milionë euro gjatë muajit shtator, rreth 18 për qind më pak se në shtatorin e vitit të kaluar, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gjatë shtatorit u vu re një lehtësim i rënies së eksporteve nga -27.4 për qind që qe kulmi i shënuar në muajin prill, në "vetëm" - 18 për qind. Eksportet e nëntëmujorit janar-shtator qenë në total 573 milionë euro, me rënie 19.2 për qind kundrejt nëntëmujorit 2008, kur qenë 709 milionë euro.
Në shtator, importet qenë 303 milionë euro, shifër kjo e barabartë me shtatorin 2008. Mosrënia e importeve i dedikohet krijimit të stokut të disa mallrave të akcizës nga ana e bizneseve shqiptare, të cilat po përdorin likuiditetet e lira për të importuar më shumë mallra para se të hyjnë në fuqi akcizat e reja. Si nëntëmujor, importet qenë 2.39 miliardë euro, me rënie 6.7 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Për pasojë, deficiti tregtar i vendit ka vijuar të thellohet dhe balancat e jashtme kanë vijuar të përkeqësohen. Rënia më e vogël e importeve në krahasim me eksportet, i dedikohet volumit të lartë të investimeve publike në infrastrukturë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përkthehen në importe lëndësh të para. Deficiti i lartë tregtar i vendit ka qenë edhe një nga shkaqet e dobësimit të lekut në kursin e këmbimit kundrejt euros.