E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e minierës, në shkurt 2009

Problemet me minierat, pronë me koncesion e ACR-së, kanë nisur kohë më parë, ku pas disa ankesave të shumta, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, kërkoi mbylljen e disa galerive. Në shkurt 2009, Ministria e Ekonomisë urdhëroi mbylljen e 20 subjekteve minerare dhe një pjesë të minierës koncesionare. Urdhri erdhi për galeritë e zonës "D" dhe zonës së parë në masivin mineralmbajtës të Bulqizës. Ngjarjet e shumta, konfliktet deri në përdorimin e armëve të zjarrit, vjedhjet mes subjekteve të ndryshme etj., ndikuan në vendimmarrjen e ministrisë. Burime pranë minierës kryesore, pronë e firmës koncesionare "Albanian Krom", ACR, bënë të ditur se ministria penalizoi 21 subjekte private në zonën e parë dhe një pjesë të minierës koncesionare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›