Tregtarët e mjegullës
Askush nuk ka të dhëna të sakta se sa banorë ka qyteti i Prishtinës. Ss sa është sipërfaqja e tij e banueshme. Por, nuk dihet as si do të ndryshojnë këto shifra në katër vitet e ardhshme. Të dhëna nuk kanë as kandidatët që pretendojnë postin e kryetarit të qytetit më të madh në Kosovë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së institucioneve relevante, por edhe nga zhvillimi anarkik i kryeqytetit.
Për këtë arsye, premtimet për zhvillim ekonomik, punësim, furnizim me ujë, rrjet më të qëndrueshëm elektrik dhe më shumë mësonjëtore e karrige për nxënës duken si shitje e mjegullës. Ose, të gjitha bazohen në të dhënat aproksimative. Kosova ka një fond të të dhënave statistikore që nuk mund t‘i besohet. Është një ent në zhvillim dhe institucione e drejtorate që merren me vlerësime dhe nuk ofrojnë të dhëna për gjendjen reale. Kjo krijon vështirësi në krijimin e pasqyrës për gjendjen aktuale dhe ndërtimin e vizionit për të nesërmen. Prishtina është rasti më i rëndë. Ajo nuk ka mjaft ujë për shkak të humbjes së tij në rrjet, mbingarkesës së rrjetit të ujësjellësit dhe shfrytëzimit të pavend dhe joracional të tij.
Projeksioni për 900 litra ujë në sekondë është i vjetër dhe bazohet në një qytet me një numër shumë më të vogël të banorëve. Prandaj, zgjidhja nuk është vetëm në ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit, por edhe në rrjetin e shkatërruar që nuk mund ta përballojë këtë numër të popullatës. Gjendja në të cilën janë shtyllat e rrjetit elektrik është e mjerë. Shpesh ato fshehin rreziqe për jetën e qytetarëve. Ato duken si një shllungë me tela. Zakonisht, ata që ndërtojnë shtëpi, apo çfarëdo objekti tjetër, kyçen pa i respektuar rregullat energjetike. Rrezikojnë vetveten dhe tërë rrjetin nga mbingarkesa dhe nga zjarri. Bëhet trysni në trafot e tensionit të ulët, që përfundojnë me zjarr. Sërish, edhe në këtë segment, paraqitet problemi i ndërtimeve në përputhje me fuqinë bartëse të rrjetit elektrik. Gjendjen e përkeqësojnë edhe objektet e banimit kolektiv, për të cilat thuhet se kanë leje.
Ngritja e tyre nuk bëhet aq sa duron rrjeti. Problemi i rritjes së pakontrolluar reflektohet edhe në procesin arsimor. Është i vogël numri i objekteve të reja shkollore, apo edhe i mësonjëtoreve, në krahasim me numrin e njësive banesore që po ngrihen. Ilustrimi më i mirë është lagjja Ulpiana. Aty, në përfundim e sipër është një objekt shumë i madh i banimit, i cili shëmton pamjen e kësaj lagjeje. Por, nuk është ky i vetmi problem që bartë ajo. Kjo lagje ka vetëm një shkollë, "Hasan Prishtinën", e cila edhe ashtu është e stërngarkuar me nxënës, pasi ata vijnë edhe nga lagjet tjera. Në momentin kur objekti i ri të mbushet me banorë, do të rritet edhe presioni në këtë shkollë. Nuk ka objekte të tjera shkollore, ku mund të shpërndahen nxënësit dhe procesi mësimor të zhvillohet në mënyrë pak më normale. Nesër kjo do të ndodhë edhe në Lakrishte, Lagjen e Spitalit, në Qendër dhe në zonat tjera të banimit.
Prishtina e ka edhe një hall të madh. Ajo nuk ka ekonomi, e as fuqi absorbuese për të papunët. Në të kaluarën, zhvillimi ekonomik ka qenë i orientuar kah periferia, konkretisht në Fushë Kosovë dhe në Obiliq. Prishtinës i mbeti një fabrikë për prodhimin e tullave që rrezikonte rrëshqitjen e tokës në lagjen Kodra e Trimave, një fabrikë të tapicerive që pothuajse askund nuk përdoren, një tjerrtore e cila ka gjasë të rrënohet dhe aty të ngrihet një mini-qytet dhe një kombinat i drurit në zemër të qytetit, i cili në momentin e privatizimit do të rrënohet dhe ajo zonë do të mbushet me rrokaqiej.
Statusi i kryeqytetit ka krijuar mundësinë që punësimi të fokusohet në administratën shtetërore dhe atë komunale, në arsim, shëndetësi, tregti, hotelieri dhe kulturë. Do të thotë se punësimi më i madh është në agjencionet buxhetore. Ato kanë mbipunësim dhe nuk japin shpresë për hapjen e vendeve të reja të punës. Madje, mund të jenë burim i kontingjentit të ri të të papunëve, nëse respektohen sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo do të ndodhë një ditë, mbase në momentin kur të nisin aranzhmanet konkrete të Qeverisë së Kosovës me këtë institucion financiar. Pra, në Prishtinë perspektiva nuk është aq e ndritshme. Skepticizmi është edhe më i madh nëse analizohen ofertat dhe projektet që përmendin kandidatët për epitetin e njeriut të parë të kryeqytetit. Në fjalorin e tyre nuk ekziston fjalë "fshat", "bujqësi" dhe "blegtori".
Ndërkaq, shansi për një qytet më funksional qëndron në fshatin e zhvilluar dhe në eliminimin e motivit për zhvendosjen e popullatës nga zonat rurale kah ato urbane. Kjo nuk mund të bëhet vetëm me asfaltimin e rrugëve, apo me ndërtimin e objekteve shkollore. Për fshatin si vend ku mund të jetohet dhe të fitohet, ndihmë të madhe mund të japë Qeveria qendrore, e cila me masa stimuluese dhe përmes zgjidhjeve ligjore do të krijonte motiv që njerëzit të merreshin me bujqësi, blegtori, turizëm, hotelieri... Tash, edhe ata pak njerëz që kishin shpresë dhe guxim për investime po i mbyllin fermat dhe qumështoret. Ata do të jenë potencial për zhvendosje në qytet. Ndërkaq, në mjerimin në të cilin gjendet infrastruktura dhe shërbimet publike në Prishtinë, çdo banor i ri krijon një problem më shumë.
Marrë nga "Express"