E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesat e familjes së Kryeministrit boshatisën arkën e shtetit

Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin e saj se arka e shtetit është bosh, për shkak të shpenzimeve marramendëse të qeverisë dhe familjes kryeministrore. Deputeti socialist, Erjon Brace, vuri në dukje se arka është bosh, për shkak se paratë publike nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por rrjedhin në arkat ku materializohen interesat e familjes.

Sipas Braçes, në 9 muaj, në arkë mungojnë 227,4 mln usd të ardhura, mungojnë 199,1 mln usd të ardhura tatimore, mungojnë 77 mln usd të ardhura nga akciza, për shkak të tyre mungojnë 48 mln usd të ardhura nga tvsh. "Pra 40-45% të parave që mungojnë, vijnë nga mosmbledhja e parave nga akciza. Në një analizë të të ardhurave referuar shifrave të 7-mujorit, Ministria e Financave thotë: Shkak tjetër për mosrealizim të planit të të ardhurave nga akciza mund të jenë procedurat për shtyrje të pagesës së akcizës për sasi karburanti të importuara", deklaroi Braçe.

Ai vuri në dukje se në qershor dhe në korrik të këtij viti janë raportuar sasi marramendëse nafte të ardhura në portet tona, ngarkesa deri në 53 mijë fuçi, për të cilat nuk janë paguar detyrimet fiskale, pasi është konsideruar si lëndë e parë për uzinat përpunuese të ARMO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›