Bie vendimi, nga 1 gushti ska taksë për çimenton

Mimoza Kusari-Lila
PRISHTINE- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë vendimin për heqjen e taksës për çimenton. Ky vendim i saji do të hyjë në fuçi nga data 1 gusht i këtij viti.
Këtë vendim të sajin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë takimit që zhvilloi të mërkurën pasdite me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.
“Ministri Hoxhaj informoi Ministrin Panariti për vendimin e Zv.Kryeministres dhe Ministres se Tregtisë dhe Industrisë së së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila për heqjen e tarifës prej 35 % të vendosur për importin e çimentos.”- thuhet ne njoftimin e ministrisë së Jashtme.
Ai ka thënë se çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri.
Ndërkaq, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka thënë se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë model për rajonin.
Taksa për çimenton e importuar e vënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se Kosoves, mund te behej objekt diskutimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Shqipërisë, Sali Berisha, njoftuan mediat kosovare disa dite me pare.