E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia, vendi me përqindjen më të lartë të analfabetëve

Foto ilustruese

Italia është vendi me përqindje më të lartë të analfabetëve të rritur. Gjithashtu edhe Britania e Madhe, ka shumë të tillë. Një në pesë britanikë është analfabet tregon një raport i bërë publik sot. Kjo do të thotë se gati 8 milion janë shumë të dobët në lexim dhe shkrim.

Të dhënat e zymta janë nxjerr nga Fondacioni Botëror për Shkrim dhe Lexim. Shefi ekzekutiv i ka komentuar të dhënat si tronditëse për Britaninë. Ai tha se Britania është vendi i tretë sa i takon keq leximit dhe shkrim që do të thotë se praktikisht janë analfabetë.

Nga të dhanë e publikuara tregohet se Hollanda është vendi ku të rriturit kanë më pak probleme sa i takon leximit dhe shkrimit.

Ndërsa fqinjët tanë, Italia, është vendi me më shumë probleme në këtë drejtim pasi 47% e të rriturve kanë problem në shkrim dhe lexim. Pjesë e vendeve me një përqindje të lartë analfabetësh bëjnë Irlanda, SHBA, Zelanda e RE, Belgjika, Australia, Kanadaja dhe Zvicra. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›