E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama angazhohet per ekonomine gjate vizites ne Ohajo

Presidenti Barak Obama ka gjetur kohe per te shkeputur vemendjen nga trazirat ne Lindjen e Mesme e gjetke dhe per tu perqendruar tek ekonomia dhe politika amerikane. Ai beri nje vizite ne shtetin e rendesishem politik Ohajo per te promovuar planin e tij per te nxitur konkurrencen e ekonomise amerikane.

Presidenti Obama kerkon qe qeveria te shpenzoje me shume para ne nje plan per te cilin thote se do te nxise novacionet dhe do ti beje bizneset amerikane me konkurrente ne tregjet boterore.

Por republikanet ne opozite ne Ohajo dhe shtete te tjera po bejne thirrje per shkurtime te metejshme te kosotos se qeverise si ne nivele shteterore ashtu edhe ne ato kombetare.

Presidenti Obama shkoi te marten ne qytetin Klivlend per tu takuar me me shume se 100 udheheqes biznesesh te vogla per te cilat presidenti thote se krijojne dy nga cdo tre vende pune te reja ne Shtetet e Bashkuara.

E verteta eshte se kur flitet per ekonomine jane bizneset e vogla qe kane fuqine me te madhe e sidomos per vendet e punes. Sfida me e madhe me te cilen perballemi jane pikerisht vendet e punes nderkohe qe dalim nga recesioni.

Nje nga biznesmenet qe bisedoi me presidentin ishte edhe Ariane Kerkpatrik e cila drejton nje kompani ndertimtarie.

Kam pothuajse dy vjet qe kam hapur kompanine dhe e kam ndertuar me pak te holla qe kam patur. Po ashtu kam qene ne gjendje te kem punonjes dhe ti paguaj ata te paguaj kestet e sindikatave siguracionet dhe cdo gje tjeter ne kohe. Por problemi im eshte sepse nuk kam qasje kapitali.

Papunesia ne Ohajo dhe ne mbare vendin ka arritur ne 9 perqind. Presidenti po inkurajon shtete si Ohajo ekonomite e te cilave dikur vareshin teresisht ne industrine e prodhimtarise qe te perqendrohen tek eksportimi i teknologjise dhe pajisjeve per te eshte quajturen energji e pastert.

Po ashtu presidenti po ben fushate per shtimin e shpenzimeve federale per shkollimin infrastrukturen dhe novacionet ekonomike. Qe nga janari presidenti Obama ka zhvilluar udhetime te shumta ne mbare vendin per te promovuar planin e tij. Mes ndalesave te tij kane qene Micigeni Pensilvania Uiskonsini dhe Florida shtete te cilat do te jene te rendesishme gjate zgjedhjeve te ardheshme presidenciale.

Presidenti po mundohet te binde republikanet duket bere shkurtime te medha ne programet e brendshme federale per te cilat thote presidenti se do te reduktojne deficitin e madh buxhetor.

Duke shkurtuar ato qe nuk kemi nevoje ne mund te investojme per te ardhmen. Ne mund te investojme ne gjerat qe jane kritike per suksesin tone afatgjate.

Zoti Obama tha se ai eshte i gatshem te luftoje deficitin por kembenguli se shtimi i shpenzimeve per konkurrencen eshte teresisht i nevojshem.

Dua te punoj me demokratet dhe republikante per te bere shkurtime edhe me te medha te deficitit per te gjetur alterantiva per te kursyer shkurtimin e shpenzimeve te teperta kudo qe ekzistojne. Por ne te njejten kohe ne nuk mund te sakrifikojme investimet per te ardhmen tone.

Nderkohe ne kryeqytetin e Ohajos Kolumbus punonjesit e administrates publike protestuan propozimin e guvernatorit republikan per shkurtimet ne buxhet. Demostrata te ngjashme jane zhvilluar per rreht nje jave ne shtetin Uiskonsin.

Shteti Ohajo ze vendin e shtate per nga madhesia mes 50 shteteve amerikane dhe elektorati eshte thuajse i ndare gjysme demokrat dhe gjysme republikan. Presidenti Obama e fitoi Ohajon ne zgjedhjet e 2008-s por republikanet fituan postet kryesore politike te atij shteti ne zgjedhjet e mesmandatit te vitit te kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›