Truss në pozitë të vështirë, jep dorëheqjen edhe një ministre e kabinetit

Brenda pak orëve pas paraqitjes së Truss në Parlament, për një seancë të rregullt të titulluar “Pyetjet për Kryeministrin”, një anëtare e qeverisë së saj u largua nga posti, duke bërë edhe shumë kritika.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, deklaroi se dha dorëheqje pasi kishte shkelur rregullat duke dërguar një dokument zyrtar nga llogaria e saj personale e e-mailit.
Në letrën e dorëheqjes, Braverman sulmoi Truss duke thënë tha se kishte “shqetësime për drejtimin e qeverisë”, pasi, sipas saj, “drejtimi i qeverisë mbështetet tek njerëzit që pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre”.
“Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime, e të vazhdosh sikur të gjithë nuk mund ta shohin se i kemi bërë ato, si dhe të shpresosh se gjërat do të kalojnë në mënyrë magjike nuk është një politikë serioze,”- tha ajo.
Braverman është një figurë popullore e krahut të djathtë të partisë Konservatore, si dhe është mbështetëse e politikave kufizuese ndaj emigracionit.
Dorëheqja e saj vjen disa ditë pasi Truss shkarkoi shefin e Thesarit, Kwasi Kwarteng.