E Diel, 1 Nëntor 2026

Trusti fiton 33 milion euro

Kosova gjatë tre muajve të parë të këtij viti ia pa hajrin përformaces pozitive në ekonominë e SHBA-ve e BE-së. Efekti pozitiv në tregjet e këtyre dy vendeve, bënë që Fondi i Kursimeve Pensional i Kosovës, në këtë tremujor të fitoi 33 milion euro.

Ymer Havolli, kryesues i bordit të Trustit pensional tha sot në konferencë për media se ky institucion po vazhdon të këtë përformacë të kënaqshme nga investimet edhe në fillim vitin 2013.
Sipas tij, çmimi i aksioneve wshtw rritur nw 4.32 për qind, duke e çuar atë në 1. 1652 euro.

“Tremujori i parë u mbyll me një rritje të konsiderueshme edhe të mjeteve nën menaxhim. Ato arritën në 795 milion euro, nga 740 milion euro që ishin në fund të vitit 2012. Sikur mund të vërehet, rritja prej 55 milion euro e mjeteve nën menaxhim erdhi më shumë nga përformaca pozitive e investimeve të bëra, e më pakë nga pagesat mujore të kontributeve pensionale”, ka treguar Havolli

Kwto fitime erdhën kryesisht nga tregu i aksioneve, i cili kontribuoj më 78 për qind të totalit të kthimit nga investimet.

“Vet tregu global ishte më përformacë të përzier, duke qenë më përformacë më të mirë në SHBA, BE dhe Japoni, e me përformacë negative në Azi, Amerikë Latine.

Përfomanca e investimeve sipas muajve në këtë tre mujorë


Në Janar u kthyen 14.01 milion euro

Në shkurt u kthyen 6.71 milion euro

Në mars u kthyen 12.75 euro. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›