Tryeza, Presidenti pret përfundimet e delegacionit te KE
22/02/2010 Prej ditës së djeshme kreu i Këshillit të Europës, Çavushollu, në Tiranë
Takime me Topin, Berishën, Topallin dhe Ramën
Presidenti i Republikës do të thërrasë një tjetër tryezë për rinisjen e negociatave, menjëherë pas konsultimeve me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili mbërriti në vendin tonë dje në mbrëmje. Burime nga Presidenca thanë dje se Presidenti do të presë rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe më pas do të thërrasë sërish dy liderët e forcave politike për të dëgjuar dhe propozuar rrugën e daljes nga kriza.
Delegacioni
Dje në vendin tonë në orët e mbrëmjes ka mbërritur delegacioni i Këshillit të Europës i kryesuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare Mevlyt Çavushollu, i cili do të zhvillojë ditën e sotme takime me të gjithë krerët më të rëndësishëm të politikës shqiptare. Sipas programit, delegacioni i përbërë nga shtatë anëtarë do të zhvillojë dy takime me Presidentin Bamir Topi, një në orën 9:15 të mëngjesit dhe një tjetër në orën 17:00 të pasdites. Gjatë harkut kohor prej tetë orësh delegacioni i Këshillit të Europës, pas vizitës së parë në zyrën e Presidentit, do të ketë një takim në zyrën e Kryetares së Kuvendit në orën 10:30. Më pas do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit. Me kreun e PS-së Edi Rama delegacioni do të zhvillojë një takim në orën 15:15 në selinë e Bashkisë së Tiranës dhe në orën 17:00 do të rikthehen sërish në Presidencë për të mbyllur serinë e tyre të takimeve. Nesër rreth orës 10:30 delegacioni do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të japë opinionin dhe rekomandimet për krizën në Shqipëri.
Zgjidhja
Burimet në Presidencë shprehen se tryeza e Presidentit është e kushtëzuar pikërisht nga zhvillimet e ditës së sotme dhe të nesërme. Vetëm pasi të jenë dëgjuar edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, të cilët do të bazohen dhe në propozimet e palëve, atëherë Presidenti mund të ndërmarrë një hap për rithirrjen e tryezës për të dëgjuar propozimet e palëve, por dhe për të bërë propozimet e tij në lidhje me këtë çështje. Burime nga Presidenca shprehen se, përpara se tu rekomandojë zgjidhje palëve, Presidenti i Republikës do ti paraqesë propozimet e tij delegacionit të ardhur pikërisht për këtë qëllim. Gjithsesi, duket se javën e ardhshme do të krijohet një panoramë më e qartë nëse zgjidhja e krizës do të marrë një zgjidhje përpara datës 4 mars.
Deklarata e Këshillit të Europës
Përpara pak kohësh Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rezolutë, e cila e interpretua në mënyra të ndryshme nga mazhoranca dhe opozita. Rezoluta kërkonte që ti jepej fund bojkotit dhe më pas të ngrihej një komisionin hetimor parlamentar për të hetuar në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës
Deklarata e OSBE-së
Fund bojkotit dhe hetim parlamentar bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e vendit kërkoi para pak ditësh edhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e mbledhur në Vjenë. Edhe deklarata e kreut të OSBE-së Soares u interpretua në mënyra të ndryshme nga politika shqiptare, ndërkohë që opozita e konsideronte në favor të saj.