Alarmi për sëmundjet kanceroze, po rriskohen edhe moshat e reja
31/10/2011 Marshim sensibilizues për parandalimin e tumoreve që prekin femrat
Sëmundjet kanceroze po bëhen gjithnjë e më shqetësuese për popullatën shqiptare. Krahas përhapjes masive të evidentuar gjatë viteve të fundit ajo çfarë konsiderohet edhe më shqetësuese nga mjekët është ulja e moshës së të prekurve nga sëmundjet tumorale, të cilat po shfaqen edhe nën moshat 40 vjeç. Ndër më të rrezikshmet, që konfirmohet të shkaktojnë edhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë, raportohen të jenë kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës, që po ndikojnë në rritjen e nivelit të vdekshmërisë te femrat. Shkak për rritjen e këtyre shifrave alarmuese (çdo vit raportohen mbi 5 mijë raste), është zbulimi në stade të rënduara. Kjo vjen si pasojë e mosshfaqjes së simptomave të dukshme që herët e, për rrjedhojë, pacientët neglizhojnë kryerjen e vizitave, duke u ekspozuar kështu ndaj risqeve të shumta shëndetësore. Njëkohësisht thuhet se rreth 70% të rasteve që zbulohen me këto sëmundje përballen me pasoja fatale, pasi trajtimi nuk jep efekte. Kundrejt kësaj situate alarmuese mjekët apelojnë për kryerjen e vizitave specifike te mjeku specialist për të kapur sa më herët këto sëmundje, të cilat në një hark 10–20-vjeçar dhe mund të zhvillohen pa manifestuar simptoma, çka do të thotë se vetëm ekzaminimi mjekësor mund të sjellë evidentimin e tyre. Në përmbyllje të muajit tetor, i cili nga strukturat shëndetësore është shpallur si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe atij të qafës së mitrës, është zhvilluar gatë ditës së djeshme marshimi sensibilizues nga Galeria e Arteve deri në bulevardin “Xhorxh Bush”, ku janë ngritur stenda të shumta për të ofruar informacionet dhe ekzaminimet falas për gratë që morën pjesë. Duke u përballur me këtë situatë problematike, mjekët pohojnë se mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet është parandalimi i sëmundjes, që mund të vijë vetëm nga trajtimi i rregullt mjekësor që në stadet e hershme. Të njëjtin mendim kanë ndarë edhe të pranishmit në këtë event, si zonja e parë e vendit Teuta Topi, kryeparlamentraja, përfaqësues të shoqatave të grave etj. Mjekët thotë se bërja e një mamografie nuk duhet të kalojë më shumë se një vit, nuk është e dëmshme për femrat dhe në anën tjetër i ndihmon ato të diagnostikohen që herët nëse kanë tumore ose jo.