E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza mbarekombetare pertej Martit

/ /

NgaBEHGJET PACOLLI

eshtja e raportit te Dik Martit kunder Kosoves Shqiperise Perendimit marre se bashku eshte nje ceshtje e rendesishme per te cilen vertet ia vlen me u marre vazhdimisht. Nepermjet operacionit qe kulmoi me kete raport synohet vec te tjerash pasi raporti ka disa qellime politike te vendoset ne banken e akuzes kombi shqiptar jo vetem ne planin mediatik por ne nje institucion europian si Keshilli i Europes. Ky qellim duhet te demaskohet perfundimisht dhe ky demaskim duhet te behet nga te gjithe ne se bashku si komb me te gjithe kapacitetet tona me te mira. Nga fitorja ne kete ndermarrje ne do te dalim me te forte ne sfidat tona te reja ne arenen globale.
Me kete qasje si kontribuues i mehershem i luftes ndaj Dik Martit qe kur ai u shfaq neper iniciativa antishqiptare une do te deshiroja te shpreh disa argumente te tjera. Kam edhe nje arsye me shume qe po insistoj para pak ditesh une i shkrova kryeministrit te vendit ame prof. dr. Sali Berishes per te koordinuar pozicionet tona nepermjet nje tryeze te krereve te partive parlamentare te hapesires mbarekombetare kunder raportit dhe projekt-rezolutes qe e legjitimon kete raport. Jam duke pritur pergjigje prej tij ndersa opinioni publik ne gjithe kete hapesire e ka vleresuar shume iniciativen time. Jane me qindra letrat qe kam pranuar per kete iniciative nga Kosova Shqiperia Maqedonia diaspora me mijera mesazhet qe me mberrijne ne Facebook apo ne e-mail.
Se pari duhet te theksoj se perballja jone ne Keshillin e Europes ku vetem Shqiperia ka mundesi te perfaqesohet po qellon ne nje kohe te papershtatshme per dy shtetet tona. Kosova pothuajse nuk ka vijimesi institucionale per shkak te zgjedhjeve te sterzgjatura dhe problemeve te ketyre zgjedhjeve. Shqiperia akoma nuk e ka zgjidhur kontestin midis qeverise dhe opozites per zgjedhjet e mehershme dhe me doreheqjen e zevendeskryeministrit Meta pas akuzave te renda ne adrese te tij situata nuk duket me e mira. Kjo situate perngjan ne nje lloj mallkimi qe bash ne kete kohe institucionet ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk mund te perqendrohen ne ato qe jane prioritetet e tyre por duhet te merren me kriza te brendshme.
Se dyti duhet te them se e vleresoj shume udhetimin e Presidentit ne detyre Jakup Krasniqi ne Shqiperi menjehere pas berjes publike te iniciatives sime. Nuk eshte me rendesi kush e kryen nje udhetim kryesorja eshte te arrihet qellimi yne strategjik ne kete moment. Levizja e zotit Krasniqi takimet e tij me drejtuesit e institucioneve te Shqiperise me partite atje me deputete shqiptare te Republikes se Maqedonise etj. eshte nje levizje ne kahun e duhur me ate qe i propozoja ne letren time kryeministrit Berisha. Por une vazhdoj te insistoj qe sipas nje qasjeje teresore ne duhet te shohim krahas ketij koordinimi ndershqiptar edhe produktin e ketij koordinimi. Pra cfare dokumenti politik cfare qendrimi politik do te zgjedhim ne brenda institucioneve europiane ndaj kesaj iniciative kunder kombit tone A do ta perdorim kete rast ti ngushtojme ndasite ne mes nesh ti ofrojme botes nje pamje serioze te bashkuar te politikaneve tane si ne ate legjenden e famshme te Skenderbeut qe i keshillonte mbeshtetesit e vet per te ndenjur bashke nepermjet metafores se tufes se shkopinjve
Ketu ja mberritem tek pika e trete qe doja te nenvizoja. Ne kemi reaguar ne menyre emocionale kaotike kryesisht me mesazhe qe vlejne per konsum te brendshem ndaj akuzave te Dik Martit. Mesazheve qe vijne prej udhetimit te zotit Krasniqi ne Shqiperi apo dhe mesazheve te shqiptareve per shqiptaret une do doja tu shtoja disa te tjere. Keto mesazhe shpesh kalojne pa vemendje sepse ne ne perballjen me armikun tone nuk e studiojme ate nuk perpiqemi ta njohim ate. Ne revisten Svedok Deshmitari te 11 janarit 2011 ne edicionin 755-756 botohej nje interviste e dr. Goran Kronjes shefit te departamentit te kirurgjise vaskulare te Spitalit Ushtarak te Beogradit. Ky profesionist serb i cili prej nje kohe te gjate ka drejtuar transplantin e organeve ne ate spital u kundervihet ne menyren me te qarte akuzave te shtetit te vet qe sot po i artikulon ne arenen europiane Dik Marti. Ai thote se per nje transplantim do te duheshin 30 kg akull te sterilizuar. shte e pamundur te sigurosh nje sasi te tille ne kushtet qe flet raporti. Te gjesh nje sasi te tille eshte veshtiresi e madhe dhe per nje spital te avancuar sic eshte Spitali Ushtarak i Beogradit. Une nuk besoj se diku ne malet e Shqiperise dhe Kosoves dikush mund te beje ne menyre te suksesshme operacione te tilla dhe kjo eshte gjeja e pare qe kam menduar kur lexova akuzat ne librin e Karla Del Pontes. Mundesia teorike per transplantin kerkon nje rrjet te gjere njerezish te pershtatshem pajisjesh eksperience dhe nje organizate kriminale te lidhur me shtetin. Intervista vazhdon dhe me argumente te tjere qe rrezojne akuzen e Dik Martit sipas te cilave transplanti do mund te behej ne Itali dhe Bullgari dhe eshte gjeja me idiote sipas tij te mendosh se ai mund te kryhej ne te ashtuquajturen Shtepi te Verdhe. Me ne fund ai thote Si nje mjek i specializuar une do te thosha se per te turperuar dike ne Prishtine do duhej te gjendej ndonje rruge tjeter.
Pra ne gjithe reagimet tona ne argumentet tona nuk po shoh deshmi te kesaj natyre te nje qartesie kaq te madhe. Do doja shume qe keto te merreshin prej perfaqesuesve tane dhe ti dergoheshin Keshillit te Europes kancelarive europiane.
Dhe me se fundi nga takimi qe kam propozuar do doja vertet mos te merreshim shume gjate me Dik Martin. Do doja qe pasi te formulonim disa argumente kunder shpikjeve te tij me origjine nga Beogradi pasi te kerkonim rrezimin teresor te projekt-rezolutes ti dergonim nje mesazh te forte Bashkimit Europian. Ne jemi nje komb i vetem kudo qe jetojme ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi etj. Nuk mund te pranojme qe dikush ne vend qe te na kerkoje falje te tallet me ne duke na akuzuar kaq rende ne emer te krijimeve te Beogradit Nuk mund te pranojme qe nepermjet ketyre manovrave politike te mbetemi te fundit ne rajon ne liberalizimin e vizave ne integrimin tone europian dhe ne ate global Prej kesaj tryeze vertet nuk shoh asnje te keqe per ne por te tjeret rreth nesh duhet te kuptojne se smund te bllokojne perparimin tone si komb duke u tallur nepermjet fabrikimeve qe si pranojne as mjeket as intelektualet e tyre sic ishte rasti i dr. Goran Kronjes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›