E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për "Zvarritjen e gjyqeve" Vlashaj: Zvarritja prodhon ryshfetin

Gjyqtarët dhe avokatët kanë fajësuar njëri-tjetrin për zvarritjen e proceseve gjyqësore gjatë një tryeze “Kundër padrejtësive në drejtësi”, organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile në kuadër të nismës së Ambasadës Amerikane "Vepro tani". Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, zbuloi të dhënat e një studimi mbi gjyqësorin që rendiste 2 arsyet kryesore të zgjatjes së proceseve.

Por kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, tha se përgjegjësia nuk mund të bierë vetëm mbi avokatët. Ai propozoi që veprat penale mbi 10 vjet ti kalojnë studiove ligjore, ndërsa avokatët kryesisht të paguhen nga Dhoma e Avokatisë.

Mes këtij debati, një sugjerim interesant erdhi nga Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, ngritja e një sistemi ligjor që të krijojë afate me detyrim-përcaktim për mbylljen e një procesi gjyqësor.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm aktorë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe avokatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›