E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet një ushtar australian

Një ushtar australian është vrarë në Afganistan duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë të këtij vendi në 33.
 

Shefi i Forcës Mbrojtëse, Dejvid Harli, tha sot se ushtari 40 vjeçar, ishte qëlluar në qafë ndërsa ishte në mision me trupat afgane, në kërkim të një lideri kryengritës.
 

Kryeministrja Xhulia Gillard, tha se vrasja ishte “goditje e frikshme”. Australia ka afro 1550 ushtarë të saj në Afganistan.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›