E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë në Paskuqan, s`ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e Paskuqanit në kryeqytet por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
 

Mësohet se në çastin e rënies së zjarrit në banesë ka patur njerëz, por ata kanë arritur të dalin pa u lënduar.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Dyshohet se zjarri është shkaktuar pas një mase elektrike të dushit të shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›