E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad shpreh keqardhje për rrëzimin e avionit turk

Siri- Presidenti sirian Bashar Al-Assad është cituar të ketë thënë se i vjen keq 100% se një avion turk u rrëzua pas hyrjes në hapësirën ajrore siriane.

Në një intervistë për gazetën turke ‘Cumhuriyet’ ai argumenton se avioni po fluturonte në një zonë të përdorur më parë nga forcat izraelite.

Avioni u rrëzua muajin e shkuar në Mesdhe dhe dy pilotët ende nuk janë gjendur. Ndërkohë që incidenti ka rritur tensionet me Sirisë dhe Turqisë.

Javën e kaluar kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi veprmet e Sirisë dhe e përshkroi vendin fqinj si një kërcënim të qartë dhe të pranishëm. Turqia ka përforcuar zonat kufitare me raketa-lëshuese dhe armë antiajrore.

Të dielën Turqia tha se kishte pozicionuar gjashtë avionë luftarakë F-16 kur helikopterët sirianë i ishin afruar kufirit. ‘Ne nuk do të lejojmë që të kthehet në një luftë të hapur mes dy vendeve’- tha Assad.

‘Cumhuriyet’ e ka publikuar intervistën të martën por nuk tregon se kur është zhvilluar ajo. Media turke raportoi vonë të hënën se 85 ushtarë të tjerë sirianë kanë dezertuar sëbashku me 14 oficerë të lartë duke kaluar kufirin turk.

Human Rights Watch ka identifikuar të paktën 27 qendra paraburgimi në të gjithë Sirinë dhe ka akuzuar vendin se po praktikon torturen. OKB ka thënë se të dyja forcat siriane si qeveria ashte dhe opozita janë përfshirë në operacionet që kanë dëmtuar civilët.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›