Tryeza, vazhdojne bisedimet pozitë- opozitë
Ne Tirane nisen sot bisedimet mes qeverise dhe opozites per zgjidhjen e krizes politike me ndermjetesimin e presidentit Topi. Negociatat e nivelit me te larte te dy paleve po vazhdojne prej rreth dy oresh pa pranine e medias. Partia Socialiste perfaqesohet nga kryetari i saj Edi Rama dhe kryetari i Asamblese Gramoz Ruci. Ndersa Partia Demokratike me kryetarin e saj Berisha dhe nenkryetarin Astrit Patozi. Dy delegacionet mberriten ne seline e presidences rreth ores 11:00.Tryeza po mbahet ne sallen takimeve te Keshillit te Sigurimit Kombetar.
Palet e interpretojne me qendrime te kunderta rezoluten e Asamblese
Parlamentare te Keshillit te Europes per hetimin e zgjedhjeve, ceshtje
kjo qe dominon bisedimet e sotme. Edi Rama ka thene nuk do te beje asnje
terheqje nga kushti i hapjes se kutive te 28 qershorit , megjithese
maxhoranca deklaron se hapja e tyre është joligjore dhe e pamundur pasi
kanë folur gjykatat.
Te dy palet para ketij takimi kane luajtur me mbeshtetjen qe u kane
dhene ne kete konflikt aleatet e tyre nderkombetare. Rama afishoi ne
Tirane mbeshtetjen e perfaqesueve te se majtes europiane, ndersa
maxhoranca citon europarlamentarë të djathtë në Strasburg dhe thotë se
"qëndrimi zyrtar i Parlamentit Europian është për moshapjen e kutive”.
Prej afro 6 muajsh deputetët e PS-së kanë bojkotuar parlamentin ne
shenje proteste per hetimin e zgjedhjeve dhe ky takim shihet si mundesia
e fundit per nje marrveshje politike ne menyre qe opozita te rikthehet
ne Parlament.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 13 shkurt 2010 )
< I mëparshmi