E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pozitiv rifillimi i dialogut mazhorancë- opozitë. Bisedimet do të vazhdojnë

Tryeza e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës do të vazhdojë. Deklarata u bë nga presidenti Topi në përfundim të takimit të sotëm mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Edhe pse biseda e kësaj të diele nuk çoi në një rezultat pozitiv, kreu i shtetit vlerësoi gatishmërinë e palëve për t’u ulur në tryezë dhe rifillimin e dialogut mes tyre. 

• Dështon takimi në presidencë. Berisha: Vendimi i gjykatave nuk preket

“Unë besoj që momenti me pozitiv i ditës së sotme është predispozicioni
për t’u ulur në tryezë, rifillimi i dalogut politik Ky ishte një
angazhim reciprok i palëve, të cilat vlerësuan tryezën, iu referuan në
mënyrë të qartë pikave të rezolutës të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës, natyrisht duke shprehur edhe pozicionet e tyre
specifike. mendjet racionale duhet të kuptojnë që është realizuar një
moment shumë i rëndësishëm i demokracisë: rifillimi i një komunikimi të
drejtëpërdrejtë, jo nga distancat, por në tavolinë. është substanciale
për demokracinë në Shqipëri, për institucionet e saj që ky bashkëpunim
të vazhdojë në të mirë të së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Ne sot ramë
dakort që Presidenti të vazhdojë kërkojë konvergjencën, pikat ku palët
mund të gjejnë gjuhën, mund të bashkëpunojnë dhe sigurisht kjo jep
shpresë që kjo tryezë” tha Topi.

Presidenti falenderoi përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend për ndihmën e
dhënë në realizimin e kësaj tryeze politike si dhe mediat të cilat sipas
tij janë angazhuar dhe do të vazhdojnë të angazhohen që palët të gjejnë
zgjidhjen e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›