Rama: Nuk tërhiqem nga kutitë. Zgjidhja? "Do pres, por jo pa fund"
Megjithe deshtimin e tryezes se sotme kreysocialisti Edi Rama nuk nxitoi te beje thirrje per protesta. Opozita duket se do te prese ditet ne vazhdim per nje kompromis pa u tërhequr nga hapja e kutive, por jo pa fund sic tha kreu i opozites.“Nuk shkon në tryezë për të kryer një formalitet të quajtur dialog, por
për të nxjerrë vendin nga kriza përmes dialogut. Jam i gatshëm të
vazhdoj të përpiqem me të gjitha energjitë dhe pasionin tim për tia
dalë, por sic ia thashë hapur dhe sinqerisht zotit Berisha nuk jam aspak
i gatshëm të pranoj zvarritjen e dialogut në pafundësi. Jo sepse unë
nuk kam dutrim, përkudrazi, por thellimi i krizës po bëhet i padurueshëm
për shqiptarët dhe opozita e këtij vendi nuk përfaqëson interesat e
mia, por interesat e gjithë shqiptarëve” tha Rama.
Hapja e kutive nuk ka lidhje me gjykatat por eshte nje ceshtje e
vullnetit politik vlerësoi Edi Rama, duke riperseritur ne konferencen
per shyp pikëpamjet qe kishte parashtuar ne tryezen e presidentit.
“Ashtu sikurse iu bë e qartë edhe bashkëbiseduesit, lënia e kutive të 28
qershorit jashtë objektit të hetimit parlamentar qe kërkojnë qysh në
krye të herës do të ishte shkelje e patolerueshme e parimit që na
udhëheq në përpjekjen tonë, dorëzim i pajustifikueshëm i të drejtës sonë
kushtetuese e ligjore për të nxjerrë në dritën e diellit të vertetën e
kutive të votimit, pranimi i palejueshëm i faktit se Shqipëria dhe nesër
do të bëjë zgjedhje po kaq të papranueshme dhe jo transparente sa dje.
Kjo është një cështje vullneti politik dhe jo interpretimesh subjektive
të drejtave dhe lirive tona kushtetuese. E sqarova zotin Berisha se ne
nuk kemi punë as me vendimet e gjykatave dhe as me ndonjë përpjekjet për
të përmbysur rezultatin e nxjerrë në rrugë ligjore përmes hetimit
parlamentar” tha Rama.
Rama vlerësoi rolin e presidentit dhe nismen e tij per gjetjen e nje
kompromisi. Socialistet kane bere publik qëndrimin e tyre ne rast te
deshtimit te dialogut qejane vazhdimi i bojkotit parlamentar dhe rinisja
e protestave.
Dorian Kodra
< I mëparshmi