E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk tërhiqem, vendimet e gjykatës nuk preken

TIRANë- Bisedimet mes Berishës e Ramës kanë vazhduar për rreth 3 orë në tryezën e thirrur nga Presidenti Topi, por palët kanë mbetur të palëkundur në vendimet e tyre. Menjëherë pas përfundimit të kësaj tryeze, i pari që ka bërë publik vendimet e marra ka qënë kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë bëri të ditur se është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore, që kanë të bëjnë me opozitën dhe maxhorancën, por nuk mund të trajtojë problemet që janë me gjykatat. Berisha bëri të ditur se do ti duhet Presidentit dhe eksperteve të ndjekin situatën. Kryeministri Berisha deklaroi për mediat se mbledhja në tryeza ishte një përpjekje pozitive.“Në këtë takim të cilin e kam vlerësuar si përpjekje serioze pozitive, pati një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve, një diskutim të hapur të mendimeve të shprehura. Ajo cka ramë dakort, që presidenti i Republikës të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave për cështjet bazuar në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KiE, por edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sikundër e garantova edhe presidentin edhe zotin Rama se jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për cështjet zgjedhore që janë bilaterale midis PD dhe PS. Unë i kërkova zotit Rama të listojë të gjithë problematikën dhe ta trajtojmë në mënyrë konstruktive, cdo problem që është midis mazhorancës dhe opozitës. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj problemet problemet që unë kam me gjykatën, apo probleme që zoti Rama i ka me Gjykatën e Apelit” – deklaroi kryeministri Berisha.Kreu i qeverisë bëri të qartë edhe njëherë se problemet që kanë me gjykatat nuk duhen bërë probleme ndërpartiake, “Mund të them se cdo problem që ka me maxhorancën, jemi të hapur ta trajtojmë për problemin zgjedhor, problemet që janë me gjykatat. Unë këtu dal para jush si një njeri i penalizar në mënyrën më të përsëritur nga gjatë procesit zgjedhor nga gjykatat. Nuk i kam bërë kurë ato probleme ndërpartikake, i kam mbajtur dhe i mbaj si probleme ndaj meje dhe gjykatave.”- ka përfunduar kryeministri duke lënë kështu të kuptohet se zgjidhja e krizës i përjashton vendimet e gjykatës dhe rrjedhimisht kërkesën kryesore të opozitës për hapjen e kutive.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›