E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformë zgjedhore, edhe nëse opozita bojkoton

11/10/2011  LSI paraqet nismën për ngritjen e komisionit parlamentar

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon në Kuvend kërkesën për Komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Tavo, deputet i kësaj force politike, tha se ndryshe nga komisionet e derisotme ai që kërkohet nga LSI-ja mendohet të jetë gjithëpërfshirës, pa veto dhe pa kushte. Në këtë mënyrë partia e Metës, jashtë retorikave politike, vepron me qëllim rikthimin e dialogut në Kuvend për çështje konkrete. “Gjykuam se nuk ka më kohë për të humbur, ndaj morëm këtë nismë zyrtare për të bërë fakt vullnetin tonë për të reformuar sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në këtë nismë ftojmë të gjitha partitë parlamentare, por jo vetëm ato, të lënë mënjanë retorikat mediatike dhe t’i bashkohen kësaj nisme. Nëse e duam integrimin, ky është rasti për t’u shprehur! Me këtë propozim LSI-ja synon të zbatojë pikë për pikë Është koha të heqim dorë nga kushtet për njëri-tjetrin dhe të përqendrohemi te standardet për Shqipërinë”, - tha Tavo në prezantimin e nismës përmes një konference për mediet. Ai tha se përveç partive parlamentare në komision duhet të prezantohen edhe ato joparlamentare, që përfaqësojnë më shumë se 2% të elektoratit. “Ne besojmë se në politikë nuk ka palë, ka parti që mendojnë ndryshe, por kontribuojnë njësoj për të ardhmen e përbashkët”, - dëshira e mirë e LSI-së nuk mund të gjejë zbatim, pasi, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2009-s, asnjë parti joparlamentare, nuk ka mundur të fitojë 2% të votave në rang kombëtar. Në këtë mënyrë, komisioni i propozuar nga LSI-ja pritet të ketë në përbërje gjashtë anëtarë që janë deputetë të partive politike parlamentare. Sipas projektvendimit, në komision çdo anëtar që përfaqëson një parti politike ka të drejtë vote. Lidhur me mundësinë e bojkotimit të reformës nga opozita LSI-ja parashikon klauzolën e marrjes së vendimeve me shumicën e anëtarëve që përfaqësojnë parti parlamentare. “Vendimet në komision si rregull merren me shumicë votash të të gjithë anëtarëve me të Nëse nga rrethanat e caktuara konstatohet se puna e komisionit bllokohet, atëherë vendimet merren me shumicën e anëtarëve që përfaqësojnë parti parlamentare”, - saktësohet në projektvendim. Sa i takon kryesimit, komisioni drejtohet nga dy kryetarë që i përkasin partive të mëdha parlamentare. Mungesa e njërit prej kryetarëve nuk shtyn, ndalon apo pezullon mbledhjet e programuara të komisionit. Sekretari i komisionit zgjidhet nga partitë e tjera 6-mujore. Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e këtij afati, nëse komisionit për përmbushjen e veprimtarisë së tij i nevojitet shtesë afati. Kuvendi i Shqipërisë për veprimtarinë e këtij komisioni parlamentar ngarkohet të vërë në dispozicion një fond të veçantë për përballimin e shpenzimeve operative të nevojshme.

Roli i ODIHR-it

Propozohet marrja parasysh i të gjitha rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it për reformën zgjedhore. “Komisioni do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij rekomandimeve në raportet përfundimtare të OSBE–ODIHR të dhëna pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe të zgjedhjeve vendore të vitit 2011”,

Jo komision bipartizan

Ndryshe nga praktikat e ndjekura deri më sot në historikun parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, LSI-ja propozon daljen nga formati i një komisioni bipartizan. Sipas partisë së Metës, “komisioni të përbëhet nga një deputet i secilës parti parlamentare si dhe nga një përfaqësues zyrtar i partive

Përbërja

Komisioni të përbëhet nga një deputet i secilës parti parlamentare si dhe nga një përfaqësues zyrtar i partive joparlamentare që në zgjedhjet e datës 28 Në përbërje të këtij komisioni, pa të drejtë vote, do të jenë edhe 5 përfaqësues nga organizatat kryesore të shoqërisë civile për çështjet e reformës zgjedhore. Në ndihmë të punës së komisionit KQZ-ja dhe Ministria e Brendshme caktojnë nga dy ekspertë.

Veprimtaria

Komisioni do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin, propozimin e zgjidhjeve dhe rekomandimet e OSBE–ODIHR-it për zgjedhjet e 2009-s dhe të zgjedhjeve vendore të majit mund të propozohen nga të paktën një e treta e anëtarëve më të drejtë vote të Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›