E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryezë për punësimin,Rama:Mbi 1 mln të papunë

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Situatë alarmante në fushën e tregut të punës dhe një numër të papunësh që ka kapërcyer shifrën 1 milionë shqiptarë. Sipas kreut të PS-së, Edi Rama qeveria ka dështuar në këtë drejtim, ndërkohë që sot shqiptarët vuajnë papunësinë edhe pse janë të aftë për punë.

Në tryezën e PS-së për punësimin, Rama ka deklaruar se me programin e saj PS synon që cdo shqiptari të aftë për punë ti ofrohet mundësi punësimi.

Vizioni ynë mbështetet në katër shtylla, rritja ekonomike e qëndrueshme, mbi një model të ri ekonomik që bazohet te punësimi përmes rritjes, koordinimi i politikave të tregut të punës, arsimit bazë e profesional, barazisë së shanseve dhe politikave sociale parandaluese;  hapja e sektorit të punëve publike për të papunët afatgjatë dhe të dekurajuar e  së katërti fleksibilitet në marrëdhëniet e punës- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›