Tsering Woeser, zëri i lirë i Tibetit
Është poeteshë dhe shkrimtare, ndërkohë që në blogun e saj personal kritikon ashpër qeverinë e Tibetit. Është mjaft popullore mes tibetianëve në mërgim, që në postën e saj private gjejnë informacione të pacensuruara
Nuk është e thjeshtë të takosh personazhin më të famshëm të Tibetit. Tsering Woeser është gjithmonë nën vëzhgim, ndaj kjo është edhe arsyeja që i takon njerëzit në ndonjë cep të rrugëve të Pekinit. Por është e kotë, sepse Woeser nuk kalon pa u vënë re. Stili i saj hipi e bën të dallohet kilometra larg. Mban gjithmonë një palë vathë dhe një varëse ngjyrë blu, të kuqe dhe të verdhë, të cilat i ka blerë gjatë vizitës së fundit në Tibet. Këto ngjyra i kujtojnë flamurin e Tibetit, të shpallur të jashtëligjshëm. Duke qenë se vjen nga një familje e ngritur, Tsering e ka pasur shumë të lehtë të bëhet pjesë e shoqërisë kineze. Kjo grua e gjallë, që nuk i tregon aspak 44 vitet e saj, është një prej zërave më armiqësorë dhe kritikues kundër dominimit të Pekinit mbi zonën himalajane. Opinionet e saj e kanë bërë shumë të famshme mes qytetarëve tibetianë, duke tërhequr edhe vëmendjen e aparatit të sigurisë kineze. Librat që shkruan janë të ndaluar dhe çdo lëvizje që bën kontrollohet. Vitin e kaluar u arrestua ndërsa shkonte në Tibet për të takuar të ëmën. Por e gjithë kjo nuk e tremb. "Le të ndodhë çfarë ndodhë, unë do të vazhdoj të shkruaj ato që po shkruaj".
Përveç se shkruan poezi, Tsering ka edhe një blog të sajin ku kritikon hapur qeverinë kineze. Është e pesta herë që sajti hapet. Pasi autoritetet vendase urdhëruan që sajti të mbyllej në 2006-‘07-ën, Tsering e transferoi atë në një server të huaj. Kështu, pas revoltave në Lasa, gjatë vitit 2008 (ku humbën jetën 22 persona, sidomos kinezë të etnisë han), blogu u sulmua edhe nga të jashtmit dhe u mbyll për të dytën herë. Tsering filloi të shkruante në një sajt tjetër në adresën woeser.middle-way.net.
Vitin e fundit blogu i saj është vizituar nga më shumë se tre milionë vizitorë. Gjatë revoltës së marsit, ishte një prej burimeve të pakta të informacionit të propagandës kineze. Tregimi i saj mbi kryengritjen, i shoqëruar së bashku me fotografi do të publikohet në Tajvan me rastin e përvjetorit të parë të revoltës. "Duket sikur të gjithë i kanë sytë e fokusuar tek unë", thotë ajo.
Sipas një eksperti tibetian, Woeser ka hyrë në një territor krejtësisht të panjohur: "Asnjë banor i Tibetit nuk ka guxuar të flasë kaq hapur. Pa hezituar dhe pa u trembur, Tsering ka përballuar rreziqe të paimagjinueshme. Ajo është një njeri i mrekullueshëm, e ndjeshme dhe e kujdesshme. Është një poeteshë që e ka harruar frikën". Tsering habitet me faktin që është bërë kaq e famshme. "Jam një njeri normal", thotë ajo. "Thjesht janë të paktë njerëzit që kanë mjetet për t‘i bërë ballë censurës".
Tsering Woeser ka lindur më 1966-n në Lasa. Babai i saj ishte një zyrtar i ushtrisë kineze, gjysmë taleban gjysmë han. E ëma i përkiste aristokracisë së vogël tibetiane. Prindërit e saj ishin idealistë të rinj të konvertuar për shkak të komunizmit, por në ushtri ka nga ata që nuk e kanë aprovuar kurrë vendimin e të atit që u martua me një grua tibetiane.
Në arratisje nga revolucioni kulturor
1966-a ishte viti i parë i revolucionit kulturor. Kur Tsering ishte 4 vjeçe, familja e saj u transferua në Sishuan, provinca e origjinës së të atit, për t‘i shpëtuar trysnisë së revolucionit. Ky ishte fillimi i një jete të re. Prindërit e saj filluan të flisnin gjuhën kineze në vend të asaj tibetiane. Edhe shkolla që ajo frekuentonte ishte në gjuhën mandarine, një gjuhë kjo që i dha mundësinë të ecte përpara në shoqërinë kineze. Veç kësaj ishte e vetmja mënyrë që tibetianët, që flisnin dialekte të ndryshme, mund të komunikonin mes tyre. "Prindërit e mi flisnin me njëri-tjetrin në gjuhën tibetiane, ndërsa me ne përdorin gjuhën mandarine", kujton Tsering.
Falë rezultateve të larta në shkollë, pati mundësinë të regjistrohej në lice. Pasi përfundoi liceun me rezultate të mira, dëshironte të regjistrohej në universitetin prestigjioz të Sishuanit për të studiuar gjuhën kineze, por u pranua vetëm në universitetin e kombësive të jugperëndimit. Tsering filloi të shkruante poezi dhe vendosi të bëhej gazetare. Ëndrra e saj ishte të kthehej në Lasa. Arriti ta realizonte në moshën 24-vjeçare, kur shoqata letrare tibetiane publikoi romanin e saj të parë dhe botuesit i ofruan një vend punë si redaktore. Kështu, i ati vendosi që e gjithë familja do të kthehej në Tibet. Por, pa mbushur një vit pas kthimit ai vdiq: vuante nga tensioni i lartë. Pas vdekjes së tij, Tsering ndihej e shkatërruar: "Babai im shqetësohej gjithmonë për mua. Frikësohej se mos idetë e mia ishin të rrezikshme. Në të vërtetë, vetëm pas vdekjes së tij, fillova të ndihesha vërtet tibetiane". Pak para vdekjes së të atit, Tsering pati mundësinë të lexonte një libër të ndaluar (por që qarkullonte mes krerëve të qeverisë): "Dalai Lama. Në mërgim nga vendi i dëborës", i shkrimtarit John Avedon. Libri përshkruante tentativën kineze për të mbytur parimin e rebelimit në Lasa dhe arratisjen e Dalai Lamës më 1959-n. Vajzës i ishte mësuar më parë se zoti-mbret i Tibetit ishte një njeri i keq, por pas leximit të librit, filloi të kishte dyshime. I kërkoi një opinion të atit dhe ai iu përgjigj se "70 për qind e librit ishte e vërtetë". Sipas tezes që punonte në ushtri, 90 për qind e asaj që kishte shkruar Avedon ishte e vërtetë.
Besimi i saj në Partinë Komuniste filloi të zbehej e si pasojë edhe mënyra e të shkruarit ndryshoi. Tsering iu përkushtua gjuhës tibetiane - edhe vazhdon të shkruajë në gjuhën kineze - e gjithashtu edhe besimit budist. Ka shkruar shumë artikuj, të cilët janë publikuar në librin "Shënime nga Tibeti". "Mendova se redaktorët do të hiqnin ndonjë pjesë nga Dalai Lama, por nuk prekën asgjë", tregon ajo. Publikimi i librit, më 2003-in, shënoi edhe fillimin e survejimit të saj.