Nis “ExpoScuola - DireFuturo”
25/03/2010 Ambasada italiane
Në kuadër të sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy popuj, një det, një miqësi”, u inaugurua “ExpoScuola – DireFuturo”, iniciativë kjo që ka për qëllim t’i japë më shumë impuls shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet studenteve dhe profesorëve shqiptarë dhe italianë. Në këtë ceremoni morën pjesë përveç ambasadorit italian Saba d’Elia edhe zv.ministri i Arsimit Halit Shamata dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të sektorit të arsimit. Protagonistët e kësaj dite ishin studentët shqiptarë dhe italianë të shkollave tekniko-profesionale. Nxënësit e institutit teknik “Tosi” di Busto Arsizio (Lombardia) paraqitën eksperiencat e tyre mbi simulimin e sipërmarrjeve dhe ndërthurjen shkollë-punë. Nxënësit e shkollës hoteleri turizëm të Tiranës, përveç përgatitjes së pjatave të shijshme për vizitorët e ekspozitës, u përqendruan në ushtrime praktike salle dhe kuzhine. Edhe shkolla e ndërtimit “Karl Gega”, ajo tekniko-profesionale e Tiranës “Gjegj Canco” (me drejtim tekniko-elektrik) gjatë dy ditëve do të ekspozojnë punimet e tyre më interesante. Në fjalën e tij ambasadori Saba d’Elia nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit italo-shqiptar në fushën e arsimit dhe ilustroi shkurtimisht aspektet më kryesore të kësaj nisme, duke u dërguar një përshëndetje të veçantë studentëve të pranishëm dhe atyre të lidhur në videokonferencë nga Toskana për të dhënë kontributin e tyre në këtë veprimtari. Zëvendësministri Shamata falënderoi qeverinë italiane për mbështetjen e saj të vazhdueshme në sektorë të ndryshëm të bashkëpunimit dypalësh si dhe ambasadën italiane në Tiranë për organizimin e sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy popuj, një det, një miqësi”, duke theksuar se në fushën e arsimit formimi profesional përbën një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.
Ndwrkohw qw do të organizojë koncertin “Serie d’Oro” të Maestros Michele Campanella.
Michele Campanella njihet në ambjentin ndërkombëtar si një nga virtuozët dhe interpretuesit më të mëdhenj të Liszt-it. Maestro ka performuar me orkestrat kryesore europiane dhe amerikane duke bashkëpunuar me dirigjentë si Claudio Abbado dhe Riccardo Muti. Temperamenti i tij me dhunti të shumta e ka bërë të përballojë në harkun e 40 viteve aktivitetit të shumë nga faqet më të rëndësishme të letërsisë pianistike dhe t’i qaset autorëve si Clementi, Weber, Poulenc, Buson, Rossini, Brahms dhe Ravel.
Titullar i katedrës së pianos në Akademinë Chigiana të Sienës nga viti 1986 për tetë vjet ka ndjekur kurse perfeksionimi në Ravello, stacion muzikor prestigjoz në bregdetin malfitan ku cdo vit zhvillohet Festivali i Ravellos. Aktualisht është drejtor i qendrës së studimeve pianistike Vincenzo Vitale pranë Universitetit Suor Orsola Benincasa të Napolit. Anëtari Akademisë së Santa Cecilia-s, i Akademisë Filarmonike Romane, i Akademisë Cherubini të Firences që prej vitit 2008 është Kryetar i Shoqatës Liszt, dega italiane e American LisztSociety.