Tubimet e PS-se, pa lejen e policise
Policia e Tiranes, ka kerkuar edhe nje here mirekuptimin e drejtuesve te Partise Socialiste, per zhvillimin e tubimeve ne perputhje me kuadrin ligjor, duke rikerkuar ne te njejten kohe edhe zhbllokimin e rruges, perpara godines se Kryeministrise. Drejtori i Policise se kryeqytetit, Tonin Vocaj, i ka derguar dje nje leter kryetarit te Partise Socialiste dega Tirane, Besnik Baraj, ne vemendje edhe te kryesocialistit Edi Rama, per te zbatuar me korrektese ligjin per "Tubimet". "Ne korrespodencat tona te meparshme, ju kemi sqaruar se ligji "Per Tubimet", nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore. Ne zbatim te nenit 5 te ligjit te mesiperm, ju kemi sqaruar se per cdo dite tubimi, ju duhet te dergoni ne Drejtorine e Policise se Qarkut, nje njoftim me vete, gje e cila nuk ka ndodhur deri tani, duke shkelur parashikimet e neneve 5 dhe 7 te ligjit nr 8773, date 23.04.2001 "Per Tubime", thuhet ne letren e djeshme te z.Vocaj.
Vec Edi Rames, kryepolici i Tiranes, ka vene ne dijeni edhe z.Baraj, per situaten e renduar te trafikut, nga bllokimi i bulevardit "Deshmoret e Kombit". Ne nje kerkese te dyte drejtuar Partise Socialiste, pas asaj te dates 1 maj, Vocaj, rikerkon zhbllokimin e rruges dhe krijimin e mundesive per normalizimin e trafikut rrugor ne bulevard. Ne kerkesen e dyte, drejtori i policise, ka kujtuar edhe se mbajtja e bllokuar e rruges, perben veper penale. "Ju riperserisim se venia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e menyre i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, perben veper penale te parashikuar nga neni 293, i Kodit Penal", citon Vocaj ne kete leter. Ligjvenesi ka parashikuar se vepra penale e "pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit denohet me gjobe deri ne burgim me tre vjet. Ne letren e tij, Vocaj, siguron se bashkepunimi, angazhimi dhe korrektesa ne zbatim te ligjit, do te jete nje pune konstante e policise. Kjo eshte kerkesa e dyte e policise, qe pas nisjes se protestes se Partise Socialiste, por kjo e fundit, ketyre shkresave zyrtare, nuk i eshte pergjigjur, as edhe ka vepruar per lirimin e bulevardit.
Neni 293
Pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit
Venia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e menyre i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
Neni 5
Ne zbatim te ketij neni per "Tubimet", per cdo dite tubimi, duhet te dergohet ne Drejtorine e Policise se Qarkut, nje njoftim me vete, gje e cila nuk ka ndodhur deri tani, duke shkelur parashikimet e neneve 5 dhe 7 te ligjit.