E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari denohet 1000 franga vrau tre mace

Zvicer 20 shkurt NOA 8211 Gjykata e rrethit ne Saint Gallen ne Zvicer ka denuar kosovarin M. N. 28-vjec pasi kishte torturuar tri mace. Ne seance gjykata ka marre shume pak pergjigje ne lidhje me ngjarjen. Pse e keni bere gjithe kete pyeste vazhdimisht gjykatesi.

M. S. rregullisht i mblidhte krahet duke thene Nuk e di sakte. Ai ende nuk ishte i vetedijshem se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej per vepren penale ushtrim mizerik abuzim dhe shkaktim te vdekjes se dhimbshme te kafsheve pasi qe te tri macet i kishte torturuar deri ne vdekje. Ngjarja kishte filluar ne dhjetor te vitit te kaluar kur e dashura e tij J. S. 22-vjecare bashkohet serish me te.

Ne njiheshim qe me pare dhe lidhja jone rifilloi perseri ka deklaruar M.S. para trupit gjykues. J. S. ia kishte hapur perseri zemren dhe banesen e saj ndersa M.S. i papune e kishte shfrytezuar gabimisht lidhjen e tyre. Dite te tera ai kishte qendruar tek ajo ndersa ajo punonte rregullisht. M.S. nuk dinte se cte bente me vetveten dhe ne gjithe kete situate ai ia vrau tri mace zviceranes njeren duke e goditur me grusht ndersa dy te tjerat me thike te kuzhines.

Pse pyeste rregullisht gjykatesi ndersa M.S. pergjigjet Nuk e di une isha i semure nga bronkiti ndoshta kam qene alergjik ndaj kafsheve. Por edhe perpos te gjithe ketyre demeve zviceranja nuk e kishte debuar M. S. nga banesa. Ne fund te seances gjyqesore Gjykata e shpalli fajtor te pandehurin per te gjitha akuzat duke e denuar me shtate muaj burg me kusht nje denim ne te holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga shpenzimet gjyqesore.
NOA/Ekspres

Lajme te ngjashmeBerluskoni Nuk me tremb gjyqi ndaj meje Lidhjegjyqi kosovari mace

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›