E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tufa në Gjykatën e Lartë

06/01/2009  I dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes

TIRANË – Dy vjet pasi ka marr vendimin nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, Lavdërim Tufa kërkon të shpallet i pafajshëm në Gjykatën e Lartë. Dje në Gjykatën e Lartë u hodh shorti për dosjen penale të Lavdërim Tufës, akuzuar për vrasje të trefishtë në 29 mars 2003. Ndërkohë që Lavdërim Tufa u dënua me burgim të përjetshëm. Ai e ka kontestuar vazhdimisht vendimin e gjykatës duke u deklaruar i pafajshëm. Gjatë gjykimit disa herë është shprehur se mbrapa kësaj vrasjeje ka emra politikanësh. Avokati i tij është shprehur se do të kalojë të gjitha shkallët e gjykimit për ta nisur më pas çështjen në Strasburg. Vrasja e Fatmir Ramës ka ndodhur më 29 mars, rreth orës 19.50, brenda lokalit të "Kartodrom 2000", ku ai shikonte ndeshjen e Shqipëri-Rusi. Ka patur edhe shoqërinë e Ylli Kelmendit, Flamur Rrapajt, Kristaq Camit e Julian Durishtit. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Tufa u arrestua në 26 nëntor të 2004 në kryeqytet Lavdërim Tufën nga Lundra. Gjetja e njollave të gjakut në disa vende, rruga që kishin përshkuar që tregonte se njihnin mirë zonën dhe rrugicat për t´u fshehur nga ndjekja prej policisë, zbuluan Lavdërim Tufën. Procesi gjyqësor nxori të papriturat e tjera. ADN-ja e Tufës u bë në Itali e më pas u konfirmua edhe nga specialistët më të mirë anglez. Por përsëri avokati i Lavdërim Tufës pati reagimet gjatë procesit. Plot një vit gjyqi në shkallën e parë të Krimeve të Rënda u shty pasi i pandehuri dhe avokati nuk paraqiteshin. Vendimi pas shkallës së parë mbeti në fuqi edhe në Apel. Në shtator të vitit 2006 u dha vendimi në shkallën e parë. Disa muaj më vonë u dha në shkallën e dytë. Ndërkohë që Lavdërim Tufa, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e shumëpërfolur të Fatmir Ramës, i thirrur ndryshe Miri i Xhikes, kërkon pafajësi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›