Marrin dëmshpërblimin 18 familjet e tragjedisë
06/01/2009 Lirohet nga akuza gjeologu Thanas Llahana
GJIROKASTER -Familjet e prekura nga shembja e pallatit pesëkatësh mesditën e 9 nëntorit të vitit të kaluar, tërhoqën dje në filialin e Bankës Popullore në Gjirokastër, dëmshpërblimin prej 46 milionë lekësh të reja, fond i akorduar nga buxheti i shtetit.
Shtatë familje që kishin në pronësi apartamente 1+1 përfituan shumën prej 2,8 milionë lekësh të reja, shtatë familjet të tjera që kishin apartamente 2+1 përfituan shumën prej 3,6 milionë lekësh të reja, ndërsa katër familje që jetonin si qiramarrës përfituan shumën 400 mijë lekësh. Njëkohësisht, Bashkia e qytetit të Gjirokastrës do të çojë për aprovim në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak akordimin e shumës prej 500.000 lekësh të reja për çdo familje, për blerjen e orendive shtëpiake. Ndërkohë Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar dje çështjen hetimore në ngarkim të gjeologut, Thanas Llahana, 58 vjeç. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës thanë se Thanas Llahana është lënë i lirë nga akuza e ngritur nga prokuroria një ditë pas tragjedisë “shkelja e rregullave në punë”, pasi nuk u arrit të argumentohej kjo vepër penale.
E. Molla