E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuluz, autori në ditën e dytë të rrethimit

Vijon sot dita e dytë e rrethimit të autorit të masakrës në Tuluz. Tri shpërthime të fuqishme u dëgjuan pranë shtëpisë së 24 vjeçari Mohammed Merah, që dyshohet se hapi zjarr dhe vrau shtatë vetë, përfshirë edhe tre fëmijë dhe një mësues të një shkolle hebraike.

Policia franceze u përpoq disa herë të hynte në shtëpinë e të dyshuarit në qytetin jugor të Tuluzës. Ajo tha se tre policë u plagosën në këto përpjekje.

I dyshuari, francez me origjinë algjeriane ka thënë se ka lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët francezë thanë se Merah u tha autoriteteve se do të dorëzohet të mërkurën në mbrëmje.

Lajmet bëjnë të ditur se nëna e tij arriti të nxirret nga ndërtesa ku ai është mbyllur, ndërkohë që bëhen përpjekje për ta bindur atë të dorëzohet.

Policia tha se mori një informacion nga një shitës motorçikletash Jamaha në Tuluzë, i cili tha se një i ri i kishte kërkuar që ti hiqte aparatin kundër vjedhjes në një motorçikletë. Autoritetet thonë se ishte e njëjta pajisje që u përdor për vrasjen e tri ushtarëve francezë pranë një baze ushtarake dhe vrasjes së të hënës të katër njerëzve në një shkollë hebraike në Tuluzë.

Shkëmbimi i të shtënave filloi dje herët në mëngjes kur policia u përpoq të hynte në shtëpinë ku ndodhet i dyshuari. Dy policë u plagosën. Ministri i Brendshëm francez Kllod Zhiant tha se policia është e vendosur të kapë të dyshuarin të gjallë.

Presidenti amerikan Barak Obama, i telefonoi Presidentit të Francën Nikolas Sarkozi për të shprehur solidaritetin me të dhe qeverinë e popullin francez, siç bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. (voa)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›