20 vjet demokraci, Berisha: Besuam dhe e kryem
TIRANE- “Këto dy dekada janë kurorë për lirinë në ballin e cdo shqiptari, në zemrën e cdo shqiptari, janë kurora e bukur e lirisë në ballin e madhnishëm të Shqipërisë 100 vite e pavarur”.
Me keto fjale pershendetese e ka nisur fjalimin e tij per 20 vjetorin e fitores se PD, para mijera te pranishmeve ne sheshin “Nene Tereza”, kreu i qeverise, Sali Berisha.
Sipas Berishës, Shqipëria është atdheu i zotit, i dinjitetit njerëzor, i besimeve të lira fetare, shembull frymëzimi për tolerancën e shkëlqyer, harmoninë ndërfetare, atdheu i shqiptarëve të lirë. Ne besonim te liria, shqiptarët ia dolëm, ne e kryem- theksoi ai.
Berisha ka numeruar gjithe arritjet ne 2 dekada liri e demokraci dhe ka falenderuar gjithe ata qe me deshiren per liri kontribuan ne realizimin e endrres se madhe te shqiptareve.
Ata që të udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari shembën murin e regjimit të egër, ata që shndërruan shqiptarët në qytetarë të lirë, ata që anëtarësuan vendin në NATO, që e renditën në krye të rritjes ekonomike në Evropë, që bën që shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë, janë ata që me vizionin, energjinë, dashurinë për të ndërtuar Shqipërinë vend i zhvilluar do të shndërrojnë në realitet ëndrrën më fisnike të shqiptarëve, anëtarësimin e vendit në BE. Ne do ta kryejmë, Zoti e bekoftë Shqipërinë- tha Berisha.
Festimet nisen në mesdite sheshin “Nënë Tereza”, ne Tirane me nje koncert miting ne prani te mijera qytetareve dhe do te vijojne pergjate dites.
Kreu i PD-se, njeheresh kryeministri i vendit ka njoftuar pak kohe me pare, ne mbledhjen e mbajtur ne PD me kreret e partise ne rrethe per rendesine qe do t’i kushtohet kesaj dite, cilesuar prej tij si ndaresen nga regjimi i eger dhe cnjerezor dhe nisjen e lirise.
Mesohet se festimet do shtrihen në të gjitha qytetet e vendit dhe do nisin nga selia qendrore e PD.
Ky 20 vjetor, sipas Berishes do te festohet me nderimet qe i takojne, pasi kete vit përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.