Guardiola: Mesi është Xhordani i futbollit
TIRANE-Lionel Mesi është si Majkëll Xhordan. Krahasimi vjen nga trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që ka gjetur një mënyrë origjinale për të përkufizuar futbollistin argjentinas.
Të martën, ndaj Granadës, Mesi arriti në 234 gola, duke thyer rekordin prej 232 gola të Cesar me fanelën e Barcelonës. Për Guardiolën, “Xhordan dominonte në sportin e tij, në basketboll, ndërsa Leo është i pari në futboll”. “Kam parë pak atletë që të jenë padronë në sportin e tyre, siç është Mesi. Ka cilësi të jashtëzakonshme, por forca e tij e vërtetë është te truri”, ka thënë më tej trajneri i Barcelonës.
Sa i përket rekordit të thyer, Guardiolës nuk i bën aq shumë përshtypje, pasi, sipas tij, Mesi është 24 vjeç dhe ka kohë për të bërë edhe gjëra të tjera të mëdha. “Leo është në historinë e futbollit dhe dhuron emocione në çdo ndeshje. Ka kaluar rekordin e Cesar dhe është vetëm 24 vjeç. Po të qëndrojë gjatë te Barcelona, do të bëjë aq shumë gola, sa të jetë i pakalueshëm për të gjithë”, tha ai.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)