E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tumoret, 4 mije raste te reja regjistrohen cdo vit

Tumoret zene vendin e dyte te vdekshmerise ne vendin tone pas semundjeve te zemres, dhe kjo per vete faktin se ato kapen ne stade te avancuara ku mjeket nuk kane se cfare te japin. Ne nje konference te mbledhur dje Ministri i Shendetesise, ka kerkuar qe edhe mjeket e familjes apo te rretheve te jene pjese e zinxhirit te diagnostikimit te rasteve. Sipas tij, hartimi i strategjise per kete semundje do te beje te mundur edhe perballimin e problemit. “Ky dokument do te na ndihmoje ne dy drejtime; shpetimin e jeteve te njerezve dhe racionalizim shpenzimesh dhe energjish, qe do te duhet te perdoren ne menyre efikase ne drejtime te tjera”, theksoi Vasili. Kontrolli i faktoreve te riskut, depistimi dhe zbulimi i hershem, diagnostikimi dhe trajtimi mjekesor dhe sherbimi paliativ ndaj te semurit, jane shtyllat kryesore ku mbeshtetet Strategjia e Kancerit, nenvizoi me tej ministri i Shendetesise. Cdo vit diagnostikohen 3500-4000 raste me kancer. Kanceri i gjirit perben 25.6 per qind te tumoreve malinje qe prekin femrat. Kanceri qafes se mitres ze vendin e dyte ne Shqiperi per kaceret e femrave duke perbere 5.9 per qind te tyre. Kontrolli i kancerit eshte prioritet i Ministrise se Shendetesise. Shqiperia eshte ne hapat e para te zhvillimin te nje sistemi te perparuar te kontrollit te kancerit.

Strategjia
Ne Ministrine e Shendetesise funksionon Komiteti Kombetar i Kontrollit te Kancerit, nje organ konsultativ i cili e ka perqendruar veprimtarine e tij ne perpunimin e nje strategjie kombetare realiste per luften semundjeve tumorale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›