Shtrigat e Salemit 400 te vrare ne nje gjyq per magjine e zeze

Historia e nje denimi te padrejte. Femijet spiunet dhe vrasja e shtrigave
Brenda nje nate Te gjithe fjeten si zakonisht e diten tjeter mes tyre linden shtrigat qe nuk i linin rehat ne asnje aktivitet te perditshem. Brenda nates fshati i vogel Salem u kthye ne qendren boterore te magjise te dhunes dhe te genjeshtres. Prologu ishte komik nderkohe qe fundi ishte i dhimbshem me dhjetera te denuar me vdekje si shtriga prej nje akuze femijerore te lindur dhe te krijuar ne mendjen e nje adoleshenteje. Te gjithe fjeten njerez por u zgjuan shtriga.
Historia e shtrigave
Historia nis ne fillimvitin e larget 1692 kur nentevjecarja Beti Parris dhe kusherira e saj Abigail Uilliams qe sapo kishte mbushur te njembedhjetat filluan te silleshin ne menyre te cuditshme duke bertitur ne shtepi dhe duke treguar se dikush po u bente keq po i shponte dhe po i keqtrajtonte. Ato thoshin se shihnin figura te ndryshme qe i rrethonin dhe qe donin tu benin keq e per kete arsye kerkonin ndihme vazhdimisht duke uleritur dite e nate ne cdo ore e ne cdo vend. Ne fillim ato thane se pane duke iu afruar sherbetoren e shtepise njefare Tibuta e cila ishte skllave ne fermen e te atit te Parrisit por me vone ato vazhduan te akuzonin njerezit per magji. Menjehere me te degjuar keto ndodhi i ati i Parrisit nje person shume i pasur dhe me pushtet ne Salem kerkoi qe te hidhej ne gjyq sherbetorja se bashku me te akuzuarit e tjere. Ne baze te te dhenave te grumbulluara vajzat kishin degjuar histori magjie nga Tibuta dhe ne kete menyre ato mendonin se ishte sherbetorja qe u kishte bere magji per te fituar pronen e babait te tyre. Krahas dy vajzave u semuren edhe dy motra shoqet e ngushta te tyre te cilat e akuzuan njerken si magjistare. Me pas u akuzuan si magjistare edhe cifti qe e kishte biresuar kusheriren e Parrisit duke e cuar ne kater numrin e te menduarave si shtriga te Salemit. Nga gojedhena mesohet se vajzat kishin marre informacion nga burri i Tibutes se kjo e fundit kishte marre nje lloj recete nga Britania per tu bere magjistare dhe do ta perdorte per te keqen e tyre. Keto femra u akuzuan dhe u moren ne pyetje nga magjistratet lokale te akuzuara si shtriga me 1 mars 1962 dhe me pas u derguan ne burg. Madje gjate pyetjeve Dorothi Gud e motra e te biresuares Abigail Uilliams e cila ishte vetem kater vjec u manipulua nga trupi gjykues duke dhene informacione te rreme per te emen dhe duke e akuzuar ate si shtrige. Me pas kur kuptoi se e ema e saj do te arrestohej ajo tha se edhe vete ishte shtrige dhe u fut ne burg. Kjo ishte me e vogla e rreth dyqind te denuarave si shtriga te Salemit duke u bere ne histori si vajza me e vogel e denuar ndonjehere me vdekje nga nje gjykate e rregullt shteterore.
Procedurat ligjore
Me fillimin e kesaj historie cdo gje ndryshoi jo vetem ne fshatin e vogel te Harlemit por ne te gjithe shtetin e Masacutesit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes atehere ende koloni e Mbreterise se Bashkuar. Cdo humbje vrasje apo edhe semundje e thjeshte qe pesonte nje njeri konsiderohej si faj i shtrigave e per kete arsye gjendeshin edhe faktoret duke u akuzuar si shtriga e duke u ballafaquar me denimin kapital. Nese i lenduari dukej i pergjegjshem ne syte e magjistrateve atehere dikush do te arrestohej dhe do te perballej fillimisht me pyetjet e policise e me pas do te perballej me tortura per te pranuar mekatin e magjise se zeze. Me ardhjen e nje vendimi te ri te guvernatorit te shtetit filluan gjyqet dhe denimet masive. Ne nje hark kohor prej tre muajsh u denuan me vdekje 120 persona pese prej te cileve nuk u varen ne litar per arsye te ndryshme. Dy gra ishin shtatzena dhe u prit deri sa linden e me pas u varen se bashku me foshnjat e tyre pasi ekzistonte frika se mos edhe femijet vidhnin zanatin e nenave te tyre. Ndersa tre te tjeret vdiqen nga torturat ne burg dhe nuk arriten deri ne denimin kapital. Madje ka pasur edhe raste kur njerezit torturoheshin cnjerezisht kunder ligjit. Zhil Kori nje fermere tetedhjetevjecare u zvarrit per ore te tera mbi gure te thepisur derisa gjeti vdekjen sepse magjistratet menduan se ligji e lejonte dicka te tille. Faktikisht ky ligj ishte shfuqizuar rreth njezet vjet me pare. Gjithsesi gruaja vdiq dhe u hodh ne nje humnere ndonese nuk u gjykua dhe nuk u denua si magjistare apo si shtrige. Ne kete rast mendohet se Zhilin e ka akuzuar nje prej te denuarve qe kishte pasur probleme personale me te dhe qe donte ta shihte te vdekur perpara se te humbiste jeten e tij. Fatkeqesisht as ne vdekje nuk u dha respekti i duhur dhe paqja e kerkuar asnjeres prej atyre qe ishin akuzuar si shtriga. Te denuara si magjistare te gjitha ishin shkisheruar dhe me vdekjen e tyre kisha nuk pranonte te gjente nje vend qe ti varroste. Me tu lidhur ne peme trupat e tyre qendronin per gjashte dite aty e me pas hidheshin ne humneren me te afert me qellim heqjen e shpirtrave te lige nga fshati.
Ne altar
Dhjete vjet pas ketyre ndodhive qe cuan ne denimin me vdekje te gjashteqind personave dhe te ekzekutimit te 400 prej tyre e verteta u zbulua. Vajzat kishin genjyer ato kishin inat sherbetoren e shtepise sepse kishte marredhenie jashtemartesore me te atin e Parrisit dhe pasi kishin degjuar histori me shtriga nga gjyshja e tyre dhe nga vete sherbetorja vendosen te vinin ne jete planin e tyre. U mblodhen dhe filluan te bertisnin e sa shihnin nje njeri perqark fillonin te ulerinin edhe me fort. Sa shihnin sherbetoren e tregonin si fajtore me qellim qe te denohej. Por kjo u arrit vetem pasi ishin denuar me dhjetera e qindra te tjere. Loja u perhap cdokush mendonte se kishte ne krah nje djall te veshur me rroba njeriu qe do te perpiqej ne cdo cast te bente keq dhe te krijonte amulli te panevojshme. Cdo gje e keqe qe ndodhte u hidhej shtrigave dhe kjo beri ate qe sot quhet me plot goje nga historianet Masakra e Salemit. Te vraret nuk u gjenden kurre ndonese pas dhjete vjetesh guvernatori kerkoi te hapeshin arkivat ata nuk ekzistonin as ne te vdekurit e as ne te gjallet thjesht nuk ekzistonin kurre. Masakra e Salemit solli ne fund edhe dy viktimat e fundit. Te akuzuara per mashtrim Abigail Uilliams dhe Beti Parris menduan se denimi me vdekje ishte i paevitueshem ndonese gjyqtaret nuk mund te jepnin me shume se tre vjet burgim. Por ato 11 vjet pas genjeshtres se tyre ne dhomen ku bertisnin kunder shtrigave qe i jetonin me babane e Parrisit ne katin e pare te shtepise ashtu sikurse atehere i dhane fund jetes duke u hedhur nga kati i dyte i baneses. Askush nuk u akuzua si shtrige per vdekjen e dy vajzave e ne kishen me varre te pakta te Salemit edhe sot gjenden eshtrat e tyre.