E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zullumi keputet prej strashi

Votime te shumefishta. Votime familjare. Mbushje kutish me vota te parapergatitura. Votime ne emer te mergimtareve. Votime ne emer te minoritareve. Votime ne emer te te vdekurve. Blerje votash 20 euro paradite 50 euro pasdite. Nderprerje e energjise elektrike. Leternjoftime te rrejshme.


Llamba verifikuese qe spunojne. Sprej qe eshte vecse uje. Prishje te fletevotimeve. Udhezues qe te tregojne per ke te votosh. Kercenime te komisionereve. Debime te vezhguesve.


Dhune ndaj komisionereve e votuesve. Menyja e zgjedhjeve demokratike ne Kosove eshte shume e pasur. Vetem se ketu nuk zgjedh qytetari. Keto jane zgjedhjet e pushtetit me te cilat duhet te perballet qytetari atehere kur e ftojne te zgjedhe.


Mund te mos kete demokraci edhe atehere kur ka zgjedhje demokratike. Fitojne politikanet e pasur qe kontrollojne mediat. Ne zgjedhje ska shkelje procedurash e rregullash dhe zgjedhjet formalisht jane demokratike - secili ka te drejte te votoje lirshem ndonese shumica jane te mashtruar. Kjo ngjan edhe ne vendet e zhvilluara perendimore.


Mirepo smund te kete demokraci kur ska zgjedhje demokratike. Zgjedhjet demokratike duke mos qene formalisht zgjedhje gjithsesi qe sjane as demokratike. Dhe zgjedhjet demokratike duke mos qene aspak demokratike sigurisht qe nuk jane as zgjedhje.


I ketille eshte rasti i Kosoves ku as minimumi nominal i zgjedhjeve demokratike nuk ekziston. Per me keq kemi keqesim te pershpejtuar. Me kalimin e viteve nuk po rritet cilesia e zgjedhjeve ne Kosove. Perkundrazi.


Zgjedhjet e fundit ne Kosove ishin te jashtezakonshme dhe tash ne menyre te jashtezakonshme nuk po perfundojne. Sepse sasia e vjedhjes dhe pafytyresia e vjedhesve ishte e jashtezakonshme. Jo vjedhja si e tille dhe as ata qe e kryen ate.


Ne komuna te vecanta po perseriten zgjedhjet ne perpjekje e siper per ti shpetuar zgjedhjet ne teresi. Dihet qe vjedhje te shumta votash pati gjithandej neper Kosove.


Dihet qe menyja e plote u perzgjodh ne cdo cep te Kosoves. Ne Drenas Skenderaj dhe Decan u perseriten zgjedhjet jo pse atje pati vjedhje por per shkak te sasise se vjedhjes ne keto tri komuna dhe sidomos per shkak te sasise se dokumentimit te vjedhjes. Ne Drenas Skenderaj e Decan pati me se shumti njerez te guximshem qe nuk heshten para krimit.


Perseritja e zgjedhjeve i perseriti manipulimet. Nuk mund te ndodhte ndryshe perderisa me 9 janar 2011 askush nga dhunuesit e zgjedhjeve te 12 dhjetorit 2010 nuk ndodhej prapa grilave. Madje shume prej tyre u pane serish ne vendin e tyre te punes.


Me perseritjen e pjesshme te zgjedhjeve dhe me numerimin pjeserisht te votave po betonohet perqendrimi te sasia e shkeljeve te ligjit. Institucionet e shtetit nuk i alarmon tashme shkelja e ligjit por eventualisht vetem permasa e shkeljeve. Kesisoj vjedhja e votave po normalizohet dhe vetem aspekti sasior i vjedhjes problematizohet.


Kjo menyre mbase do te shpie drejt konsolidimit te nje pragu pertej se cilit shkelja e ligjit behet shkelje e ligjit. Nese ligji nuk shkelet shume atehere ligji nuk eshte shkelur. Por edhe pragjet do te levizin gjithsesi. Perbrenda kesaj logjike ajo qe nuk tolerohet sot kollaj mund te tolerohet neser. Koha legjitimon e perdorimi legalizon apo jo


Demokraci do te thote sundim i popullit. Te demokracia ne Kosove e kemi pare sundimin por jo edhe popullin.


Ose e kemi pare popullin duke u sunduar por jo duke sunduar. Pushteti jodemokratik e ruan veten pra pushtetin ne menyre jodemokratike. Ai nuk lejon qe te perdoret demokracia kunder tij. Ai nuk e lejon demokracine. Ky pushtet nuk ka asgje me te vlefshme sesa vetveten.


Prandaj per pushtetaret e Kosoves pushteti eshte ceshtje ekzistenciale. Ata do ta lejojne vetem ate pjese te demokracise dhe vetem atehere kur ajo iu konvenon. Gjithnje e me shume po shihet qe kjo eshte gjithnje e me pak dhe gjithnje e me rralle.

Ne Kosoven e pavarur pa sovranitet kemi demokraci pa ligj kemi demokraci pa shtet ligjor pra skemi demokraci. Shteti ne Kosove nuk eshte shtet ligjor sepse nuk eshte shtet i ligjit por eshte shtet i pushtetit.


Me keso zgjedhjesh qe perseriten per shkak te parregullsive te shumta e mandej perseriten parregullsite pa pasur zgjedhje te verteta nuk po legjitimohen politikanet e zgjedhur por po deligjitimohen zgjedhjet si te tilla.


E ndoshta vjedhjet e dhuna ne Kosove vetem sa po behen me te dukshme. Pushteti eshte ne panik dhe ai smund ta fshehe me fytyren e tij. Esad Mekuli thoshte qe zullumi keputet prej strashi.


Pra ndoshta keto jane shenja qe politika e vjeter po vdes. Se ajo po nxjerr shqelma. Nese doni qe te jeni te suksesshem duhet te beni ate qe bejne te suksesshmit E njera nga ceshtjet qe bejne njerezit e suksesshem eshte te lexojme dhe me kete te behen te pasur. ajo po perpelitet. Dhe kjo eshte e njejta dhembje qe do ta lind politiken e re ne Kosove.


Prishtine 11 janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›