Tunizi, gjykata dënon për korrupsion Ben Alinë

Drejtësia tuniziane ka dënuar ish-presidentin Ben Ali, dhe dhëndrrin e tij me nga 16 vjet heqje lire, pasi janë vërtetuar provat që i fajëson ata për vepra korruptive.
Ky ishte gjykimi i tretë në mungesë i Ben Alisë, i cili është larguar me anëtarët e familjes së ngushtë në Arabinë Saudite.
Gjykata ka dënuar me tetë vjet burg edhe vajzën e ish-presidentit tunizian, Nisrine, dhe e ka urdhëruar atë të paguajë 50 milionë dinarë.
Ben Ali është përmbysur në muajin janar të këtij viti, pas valës së protestave kundër regjimit të tij.