E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talibanët mbajnë peng çiftin zvicerian

Talibanët pakistanezë po mbajnë peng dy turistë zviceranë. Nënkryetari i grupit militant, Vali ur-Rehman, tha se pengjet do të lirohen vetëm nëse Shtetet e Bashkuara lirojnë një shkencëtare pakistaneze, të cilën e akuzojnë për tentative vrasje të zyrtarëve amerikanë të sigurisë në Afganistan.

Çifti zviceran është rrëmbyer një muaj më parë, ndërsa ndodhej në pushim në provincën e Baluçistanit.

Në një tjetër incident, policia tha se persona të armatosur kanë vrarë shtatë udhëtarë dhe kanë plagosur 12 të tjerë në terminalin e autobusëve në Kueta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›