E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza në Indi nuk është Maddie

“Veniten shpresat e McCann”. “Nuk ishte Maddie”, “Vajza në Indi nuk është Maddie jonë”. Këto janë titujt e mediave britanike që kanë hequr çdo iluzion për familjen angleze se kanë gjetur në Indi vajzën e tyre, Madeleine, e zhdukur katër vjet më parë në Praia da Luz, në Portugali.
Vajza që i ngjante shumë ishte belge.Vogëlushja 8 vjeçare, e cila ishte vënë re nga një grua angleze në tregun e një qyteti himaljan, është vajza biologjike me mama franceze dhe baba belg.

Zëdhënësi i familjes McCann ka bërë të ditur se prindërit, duke parë fotot, kanë përjashtuar mundësinë se ishte vajza e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›